Braktisja e 3 fëmijëve, u referua në bashkinë Durrës nga psikologia e shkollës, por bashkia s’mori asnjë masë
Nga Elton Qyno – Syri.net/
Rasti braktisjes së 3 fëmijëve në Durrës, ka marë përmasa të mëdha, ku tashmë policia dhe prokuroria e Durrësit mësohet të kenë zgjeruar rrethin e personave që do pyeten lidhur me këtë çështje.
Nga ana e oficerëve të policisë, janë thirur për tu marë në pyetje dy mësueset e fëmijëve, të cilët sipas burimeve të policisë së Durrësit, kanë mundur në shkallë gjatë gjithë muajit Dhjetor 2025 dhe javën e parë të muajit Janar 2026.
Njëherësh në pyetje pritet të merret dhe psikologia e shkollës “Bajram Curri” në Durrës, e cila disa ditë më parë pasi është njohur me rastin e rëndë, ka kryer një praktikë dokumentare për referimin e rastit në Drejtorinë e Shërbimit Social në Bashkinë e Durrësit.
Por pavarësisht referencës që ka bërë psikologia e shkollës, nga ana e Bashkisë Durrës, nuk është marë asnjë masë për zgjidhjen e kësaj situate dhe dhënien e shërbimit social ndaj 3 fëmijëve.
Mëoshet se 3 fëmijët vijojnë të mbahen të shtruar në spitalin e Durrësit, ku po trajtohen nga mjekët, pasi për shkak të kushteve jot ë mira higjeno-sanitare, ka dyshime se janë prekur nga sëmundja ngjitëse e irritimit të lëkurës (Zgjebje).
Ndërkohë mëngjesin e sotëm në Durrës, nga Italia ka mbërritur babai i fëmijëve, Denis Hajmerraj, i cili punon në këtë shtet në sektorin e ndërtimit.
Hajmerraj, ka marë kontakt me 3 fëmijët e tij, ndërsa është thirrur për të dhënë shpjegime në policinë e Durrësit.
Mësohet se Hajmerraj, ka kontaktuar dhe një zyrë avokatie, për ti hequr të drejtën e kujdestarisë ish-grua, e cila prej më shumë se 1 muaj nuk i ka çuar në shkollë dhe për më tepër i ka lënë jashtë kujdesit shëndetësor dhe prindëror.
Tashmë rasti po ndiqet dhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale, ndërsa dosja pritet të referohet nga policia në prokurori për akuzën e “Keqtrajtimit të të miturve”, nga nëna e tyre Blerina Basha.
Kjo e fundit gjatë marrjes në pyetje ka pretenduar se gjithçka është një kurth nga ish-vjehrra e saj, e cila sipas Blerina Basha ka shkuar në banesë dhe ka realizuar një video në ambientet e shtëpisë, ku duken fëmijët në një gjendje kaotike.
Pritet që çështje të përfundojë dhe në dyert e gjykatës Civile në Durrës, ku babai të kërkojë marrjen e kujdestarisë së 3 fëmijëve.