Situata katastrofike e Durrësit nën ujë, pamjet të tjera me dron! Hidrovori 19 mln euro s'funksionoi

Pamjet me dron nga qyteti i Durrësit nuk kanë nevojë për koment. Situata është katastrofike.

Lagje të tëra nën pushtetin e ujit. Uji ka depërtuar në katët e para të mijëra banesave, duke sjellë dëmë kolosale për mijëra familje dhe biznese, teksa askush nuk u kujdes ti paralajmënte të merrnin masa

Shkak i përmbytjeve në Durrës është bërë mosfunksionimi i hidrovorit të qytetit dhe mosfunksionimi i kanalizimeve.

Burimet shpjegojnë për Syrin se janë harxhuar 19-milionë euro për hidrovorin të cilat siç duket janë çuar dëm.

Lexo dhe: Përmbytjet në Durrës, shkak tenderat abuziv: Emirjana Sako 19 mln euro tender për hidrovor

PD thotë se kjo situatë nuk lidhet me fatkeqësi natyrore, por me keqmenaxhim të thellë dhe vendime të gabuara të ndikuara nga korrupsioni, që kanë rënduar jetën e qindra familjeve durrsake.

Situata më problematike nga përmbytjet në Durrës është në Lagjen 17 dhe 18 pranë stadiumit, në zonën që quhet Durrësi i ri në Shkozet dhe Spitallë. Ndërkohë që rrugët kryesore të qytetit bregdetar por edhe autostrada, si dhe burgu i Durrësit nuk i kanë shpëtuar përmbytjeve duke u zhytur në ujë dhe duke shkaktuar dëme të mëdha. 

Shikoni pamjet.