Kosova i jep leksione demokracie Shqipërisë/ Rama ‘lan’ gojën me Kurtin pasi punoi kundër tij
Edi Rama ‘lau’ gojën me një urim të thatë për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas fitores bindëse në zgjedhje.
“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar,” shkruan Rama.
Ndërkohë, një ditë më parë, Kurti u pyet nga SYRI TV se cili është qëndrimi i tij ndaj Edi Ramës, i cili punoi kundër Kurtit dhe LVV në këto zgjedhje.
Kurti tha se ai bashkëpunon me ccdo qeveri që është në Shqipëri.
Nga ana tjetër, Kosova i dha Shqipërisë një tjetërleksion të shkëlqyer demokracie, duke mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Rezultati doli në një kohë rekord.
Kurse në Shqipëri në maj të këtij viti, Edi Rama shënoi një nga farsat elektorale më të rënda jo vetëm në historinë e Shqipërisë, por edhe në historinë evropiane.