SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, 3 prokurorë në Kuvend

Tre prokurorë të SPAK, Klodian Braho, Dritan Prenci dhe  Enkeleda Bejko kanë mbërritur në Kuvend ku pritet të nisë punimet Këshilli i Mandateve dhe Imunitetet ku do të shqyrtohet kërkesa e SPAK për heqjen e mandatit të Ballukut, që do të pasohet me procedurat për lejimin e arrestimit të saj.

E pranishme në godinën e kryesisë së Kuvendit ku mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve ndodhet dhe Belinda Balluku.

Në Kryesinë e Kuvendit është i pranishëm dhe avokati i Ballukut Ardian Kalija. 

Nga ana tjetër, në godinën përballë kryeministri Edi Rama ka mbledhur ministrat e kabinetit qeveritar

Të premten e 12 dhjetorit Gjykata Kushtetuese vendosi me shumicë votas të rikthejë në zyrën e saj të punës zëvendëskryeministren, Belinda Balluku, njëkohësisht ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, e cila u pezullua nga detyra dhe i’u ndalua dalja jashtë vendit, me kërkesë të SPAK, që e mori të pandehur në muajin nëntor për shkelje të barazisë në dy tendera me vlerë 210 milionë euro. 

Pak ditë pas kësaj vendimarrjeje të Kushtetueses, më 16 dhjetor, SPAK dërgoi në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për të lejuar arrestimin e Ballukut, nën akuzë për manipulimin e një sërë tenderash të Unazës së re me vlerë dhjetëra miliona euro. 

Përveç dy hetimeve të mëparshme për tunelin e Llogarasë dhe një lot të Unazës së Madhe, SPAK njoftoi se Balluku ka marrë cilësinë e personit në hetim për veprën penale të shkeljes së barazisë së pjesmarrësve në tendera edhe për shtatë procedura të tjera prokurimi lidhur me ndërtimin e Unazës së Madhe të Tiranës, tendera të zhvilluar në shtator të vitit 2021 dhe një koncesion. 

Lexo dhe: Kërkesa e SPAK: Balluku nën hetim edhe për një koncesion, jo vetëm për tendera