Luan Baçi: Punonjësit pa paga, Bankers Petroleum po shfrytëzon pasurinë e Shqipërisë
Deputeti Luan Baçi, ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social facebook ku shkruan se punonjësit dhe specialistët e “Bankers Petroleum” janë në protesta të vazhdueshme për shkak të pagave të vonuara.
LEXO EDHE: Nënkontraktorët e 'Bankers Petroleum' në krizë: Rreth 200 punëtorë pa paga prej muajsh
Baçi thotë se se muaji nëntor nuk është paguar për të gjithë nënkontraktorët e fushës së Marinzës, ndërkohë që aktiviteti vazhdon me kapacitet të plotë.
LEXO EDHE: '200 punëtorë të kompanisë nënkontraktore të Bankers ende pa paga! Naftëtari: Vijojmë protestat
Deputeti akuzon drejtuesit aktualë të kompanisë se po mashtrojnë punonjësit dhe bën thirrje që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë urgjent për të garantuar pagesat dhe detyrimet ndaj tyre.
Postimi i plotë:
Punonjes dhe specialist te " "Benker's Petrolium" jane ne protesta te vazhdueshme
Sot ata protestojne, per pagat e vonuara.
Kinezet, pasardhesit e Kanadezeve, po i genjejne, per pagat, muaji nentor eshte i pa paguar, per gjithe nenkontraktoret e fushes ne marinez dhe keta vazhdojne te genjejne , nderkohe qe fusha eshte ne kapacitet te plote, depot e rezervave nuk mbajne me, fusha ndalet e gjitha, dhe nderkoh shfrytezuesit dhe hajdutet e pasurise te vendit tone, po behen gati, per te ikur fshehurazi!
Institucionet pergjegjse duhet te nderhyjne urgjent, per te vendosur rregullin dhe te garantojne, punonjesit, per pagat e tyre dhe gjithe detyrimet qe ata kane per punonjesit e kompanise!