E kërcënoi Rama/ Kalon për gjykim dosja për kryebashkiakun e Vaut të Dejes

GJKKO ka kaluar për gjykim dosjen për Kristjan Shkrelin. Vendimi është dhënë nga GJKKO.

LEXO EDHE: ‘Mos më luaj me dy porta’/ Rama i lëshon SPAK-un kryebashkiakut të Vaut të Dejës

Kryebashkiaku i Vaut të Dejës, Kristja Shkreli akuzohet për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit.

Hetimet e SPAK zbuluan se nga përgjimet e bisedave telefonike, vëzhgimet, si edhe kryerja e veprimeve të tjera hetimore, ka rezultuar Kristian Shkreli, me detyrën e Kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, është përfshirë në veprimtari të kundërligjshme në zgjedhjet e zhvilluara më datë 11 maj 2025, për Kuvendin e Shqipërisë.

Mësohet se gjatë fushatës zgjedhore, Kristian Shkreli u ka premtuar dhe ofruar të mira materiale zgjedhësve të fshatit Stajkë, në Bashkinë Vau Dejës, në këmbim të votimit në një mënyrë të caktuar, në mbështetje të subjektit politik Partia Socialdemokrate e Shqipërisë.

Nga hetimet e SPAK është evidentuar se Kristian Shkreli ka qenë aktiv në fushatën zgjedhore, në mbështetje të PSD-së, duke shfrytëzuar nevojat e banorëve të fshatit Stajkë për ndërtimin e infrastrukturës së rrjetit të energjisë elektrike, investim i realizuar gjatë periudhës së fushatës elektorale, dhe duke u kërkuar banorëve të kësaj zone votimin për subjektin politik të preferuar prej tij, Partinë Socialdemokrate të Shqipërisë.