‘Mos më luaj me dy porta’/ Rama i lëshon SPAK-un kryebashkiakut të Vaut të Dejës
Shtatë ditë para zgjedhjeve kryeministri Edi Rama iu drejtua kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli me fjalët: Kristian mos më luaj me dy porta Kristian! Mos më luaj me dy porta!
Sot mësohet se SPAK ka sekuestruar telefonin e kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli.
Provë se SPAK nuk ka ndërmend të merret me krimet zgjedhore, batërdinë që bëri Edi Rama për të marrë mandatin e katërt më 11 maj, por t’i sulet çdokujt që ka prekur interesin e kryeministrit.
Gazetarja Anila Hoxha zbardhi detaje të reja nga aksioni i SPAK dhe BKH në Shkodër ku u shoqëruan disa persona për krime zgjedhore.
Personat e shoqëruar janë mbështetës të Partisë Socialdemokrate dhe ndër të tjera është sekuestruar edhe telefonin e kryebashkiakut Vau Dejësit, Kristian Shkreli.
Kristian Shkreli, kryebashkiak i Vau Dejësit i fitoi zgjedhjet 2 vite më parë si kandidat i Partisë Socialiste. BKH e policia kryen kontrolle në disa banesa, zyra e automjete i përkisnin anëtarë të shtabit të PSD.
Çfarë ndodhi në takimin e 4 majit?
Kristian mos më luaj me dy porta, Kristian! Mos më luaj me dy porta!", ishin fjalët e kryeministri Edi Rama në Vaun e Dejës, në takimin përmbyllës të fushatës me strukturat atje. Vetëm një javë nga dita e zgjedhjeve, Edi Rama e paralajmëroi publikisht kryebashkiakun socialist që të mos bëhej palë me Tom Doshin.
Zërat se situata nuk ishte fort e qetë në zonë kishin shkuar dhe në veshin e kryeministrit, ndaj dhe Edi Rama si rrallëherë, u detyrua ta paralajmëronte publikisht Kristian Shkrelin që të mos luante me dy porta.
Roli i SPAK
Deri më tani, SPAK ka kryer disa kontrolle e ku dyshohet se janë sekuestruar materiale komprometuese për shit-blerjen e votës nga shtabet Elektorale të Partisë Social Demokrate në disa qarqe të vendit. ndërsa në Fier dhe në Kukës, SPAK ka arrestuar tre persona deri më tani, të përfshirë në blerjen e votave për partinë social demokrate që drejtohet nga Tom Doshi. Në Fier u arrestua Pandeli Bozha, babai i kandidates për deputete të PSD, Limonera Bozha, i cili dyshohet se ka kryer krime zgjedhore. Ndërsa në Kukës pas përfundimit të procesit të votimeve, u arrestuan dy kushurinj të dyshuar se kishin blerë vota për Partinë Social Demokrate.