Rrobat e djegura/ Dalin pamjet nga shpërthimi i bombulës në Tiranë, ku mbetën të lënduar me djegie të lehta dy persona

Një bombul gazi ka shpërthyer në një ambjent jofunksional paraditen e sotme në kryeqytet duke lënë të plagosur 40 vjeçarin, Besmir Dyrmishi (pronar) dhe punonjësin e tij, 28 vjeçari, Klejdi Bajrami.

Në pamjet e sigururar për Syri TV, shihen rrobat e djegura të dy personave pranë vendit të ngjarjes i cili është dëmtuar plotësisht nga shpërthimi i fortë. Bëhet me dije se dy të lënduarit janë dërguar pranë Djegie Plastikës në QSUNT dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën duke pësuar djegie të lehta.

LEXO EDHE:

EMRAT/ Bombula e gazit shpërthen në një piceri, pranë ish-Parkut të Autobuzëve në Tiranë, dy të lënduar

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.