Vrasja e biznesmenit në Elbasan, VIDEOJA kur Marselo Arani merr makinën e krimit tek '21 dhjetori'
Syri TV ka siguruar pamjet e automjetit të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Edmond Mëhalla në Elbasan.
Makina tip ‘Audi’ merret nga shtetasi Marsel Arani, nga një garazh në zonën e '21 Dhjetorit' në Tiranë ne datë 29 nëntor rreth ores 18:15, pra 1 ditë para vrasjes, ndërsa u gjet e djegur në Mirakë, të Librazhdit një ditë pas krimit, informon gazetarja e Syri TV, Margarita Mëhillka.
Arani, banues në Elbasan, është shpallur në kërkim nga policia, i dyshuar si autor i ngjarjes, së bashku me shtetasin Armando Kola, nga Laçi, por rolet e tyre nuk janë përcaktuar ende.
Por dy persona të tjerë u arrestuan: Xhino Ago, 32-vjeç, ish-ortak i biznesmenit të vrarë, i cili rezulton se i ka dhënë hua makinën e përdorur në vrasje Marsel Aranit, dhe Kujtim Pisha, 52-vjeç, roje i karburantit në pronësi të viktimës, i dyshuar për moskallëzim krimi.
Ndërsa ditën e sotme u bë dhe arrestimi në qytetin e Prrenjasit e 29 vjeçarit Nevzat Spaho me akuzen ”Vrasje me paramendim”kryer në bashkëpunim, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Sipas Gazetarit Elton Qyno, Nevzat Spaho, nga Përrenjasi dyshohet se është ekzekutori i Mondi Mëhallës.
Marsel Arani ishte në arrest shtëpie për një tjetër vepër penale. Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se ngjarja ka si prapavijë një mosmarrëveshje mes dy ish-ortakëve, Edmond Mëhallës, që mbeti i vrarë, dhe Xhino Agës, të vënë në pranga nga policia e Elbasanit.
Nga verifikimet rezultoi se ky shtetas kishte precedent penal për tentativë për vrasje, armëmbajtje pa leje, shtrëngim me anë të kanosjes/dhunës për dhënie të pasurisë, si dhe për vjedhje.