Atentati në Elbasan/ I arrestuari, ish ortaku në biznes i Mondi Mëhallës! Në polici dhe roja e karburantit
Burime nga policia bëjnë me dije se Renaldo Gjoni, personi i ndaluar në polici është ish ortaku në biznes i Mondi Mëhallës. Ai akuzohet si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit mbrëmjen e 30 nëntorit 2025.
I shoqëruar është dhe roja e pikës së karburantit.
Sipas hetimeve, Mond Mëhalla ka patur një konflikt me ish-ortakun e tij, i cili nga ana tjetër, ka gënjyer kur është pyetur se ku ndodhej në momentin e vrasjes së Mëhallës, bëjnë të ditur burimet e gazetares së Syri Tv, Margarita Mëhilli.
Ndërsa roja i pikës së karburantit, dyshohet për pengim të hetimeve për ngjarjes.
Lexo dhe: Pistë hetimi, tregtia e drogës
Të njëjtat burime pohojnë se një person i tretë është shpallur në kërkim, i dyshuar si autori kryesor i vrasjes.
Vrasja e biznesmenit 43 vjeçar duket se është drejt zbardhjes, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se shkak është bërë një konflikt i tij kohët e fundit.