PLUG denoncoi Park fotovoltatik për vartësin e Ballukut, Maksim Ethemaj, drejtor i Autoritetit të Aviacionit Civil

Emisioni investigativ 'Plug' në Syri Tv, 26 nëntor 2025 

Këtu pjesa e gjashtë: Plug denoncoi Plator Mehmetin e OSHEE në Durrës, vartësi i Belinda Ballukut që përfitoi 38 mln euro tendera me kompanitë e tij

 Pjesa e shtatë

“Plug” denoncoi muaj më parë edhe skemat 5B në fushën e paneleve fotovoltatike, apo tenderave korruptiv në fushën e energjisë. Vartësi i Belinda Ballukut, Maksim Ethemaj, që drejton Agjencinë e Aviacionit Civil, fitoi një licensë për park fotovoltaik nga shefja e tij, ndërsa suportin financiar e gjeti te kompania 4 AM. Kjo e fundit, gjithashtu ka krijuar një rrjet kompanish, me të cilat ka përfituar licensa në fushën e energjisë, dhe tendera që kapin vlerën e më shumë se 150 milionë eurove.

Maksim Et’hemaj, një personazh jo shumë i njohur për publikun, por një nga personazhet kyç të Belinda Ballukut, sa i përktë mbarimit të punëve, kryesisht në fushën e Aviacionit Civil, ku edhe vetë Balluku gëzon një eksperiencë të gjatë. Maksim Et’hemaj aktualisht ëhstë Drejtor Ekzekutiv i Autoritetin e Aviacionit Civil Shqiptar, dhe me një përvojë 22 vjeçare në menaxhimin e trafikut Ajëror. Por përvoja e Et’hemajt, fal lidhjeve të forta me Belinda Ballukun, apo familjarëve të tij, është po ashtu e suksesshme edhe në kontrata me qeverinë. Sipas standartit Rilindas, bashkëpunëtorët e afërt të Shefe Belës shpërblehen me licensa po me firmë të saj.

Në tetor të vitit 2020 themelohet kompania GREEN PLUS ENERGY me aksionere shtetasen Eva Kjaer dhe administrator shtetasin Gjergj Pano. Objekt i aktivitetit: Implementimi dhe menaxhimi i projekteve gjeneruese të energjisë - elektrike, fotovoltaike, dhe gjithë llojeve të tjera të prodhimit të energjisë dhe veprave ndihmëse në gjithë territorin e Shqipërisë.

Pra aktiviteti që ka zgjedhur zonja që jeton jashtë Shqipërisë e me profesion shef kuzhine është prodhimi i energjisë nëpërmjet impianteve fotovoltaike.

Eva Kjaer, kuzhinierja, me ambicie për investime në energjetikë, rezulton  të jetë motra e Drejtorit të Aviacionit Civil Maksim Et’hemaj, kurse shtetasi Gjergj Pano është vëllai i gruas së Maksim Et’hemaj. Të dhëna të mjaftueshme këto, që në datë 28 prill të vitit 2023, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ti hapë rrugë firmosjes së kontratës “Për ndërtimin, shfrytëzimin dhe administrimin e centralit gjenerues të energjisë elektrike fotovoltaike, me kapacitet prodhues 2 MW, dhe veprave ndihmëse, në Njësinë Administrative Topojë, Bashkia Fier, Qarku Fier”, ku aktualisht Belinda Balluku drejton Fushatën Elektorale.

Në një kohë rekord, vetëm një muaj më pas, leja e firmosur nga Balluku, merr edhe vulën e KKT, që i miraton lejen zhvillimore. Pra gjithë kjo urgjencë për të miratuar këtë kontratë të majmë për motrën e Drejtorit Et’hemaj, për një kompani që nuk ka asnjë të ardhur dhe 0 m2 tokë në pronësi.

Dy muaj pasi është miratuar leja zhvillimore nga KKT në korrik të vitit 2023, Eva Kjaer vendos të shes 40% të aksioneve kompanisë 4 A-M në vlerën 40.000 lekë. Deri këtu kushdo do të mendojë që është një marrëdhënie normale biznesi por bilancet e kompanisë flasin ndryshe. Në bilancin e vitit 2020 pasqyrohet se kompania ka në llogari vlerën 34.500.000 lekë e cila sipas sqarimeve pasqyrohet si garanci paraprake për kryerjen e punimeve. Kjo vlerë e konsiderueshme nuk është kontribut i ortakut të kompanisë dhe nuk identifikohet se kush i ka parapaguar. Për vitet 2021,2022 kjo vlerë qëndron në llogari bankare e pandryshuar. Në bilancet e vitit 2021 dhe 2022 pasqyrohet dhe një tjetër pagesë, ajo për Bashkisë Fier për marrjen me qëra të tokës.

Specifikisht për vitin 2021 është paguar 221.000 lekë qera toke dhe në vitin 2022 është paguar 121.000 lekë. Një vlerë qesharake qeraje 120 euro në muaj për 30.000 m2 tokë sipas përcaktimeve në studimin e paraqitur pranë KKT. Në bilancin e vitit 2023 identifikohet më në fund se kush ishte bamirësi që i dha rreth 340.000 euro pa interes për 3 vite kompanisë së motrës së Drejtorit të Aviacionit Civil i cili më parë ka mbajtur dhe detyrën e rëndësishme në ANTA, atë të Drejtorit të Përgjithshëm Teknik. Sipas të dhënave rezulton se tashmë vlera 34.500.000 nuk paraqitet më si parapagim por si hua e dhënë nga ortaku 4 A-M shpk.

Pra, e thënë më thjeshtë, motrës së drejtorit i lind dëshira ti futet biznesit energjitik në Shqipëri dhe pse dekada në emigracion dhe me profesion guzhuniere. Për të realizuar këtë dëshirë sepse duhen disa para e garanci në ndihmë i vjen kompania bujare 4 A-M dhe Bashkia Fier. Njëra bamirëse me para dhe tjetra bamirëse me toka shtet.

Por a është kjo rastësi? Në kohën kur 4 A-M tregohej bamirëse me kompaninë e të motrës, ANTA i jep asaj 3 tendera në vlerën 500 mijë euro. Konkretisht në vitin 2018, mes ANTA-s dhe 4 A-M lidhet kontrata për “Blerje AC specifik sipas nevojave te Teknikes” me vlerë 2. 5 milionë lekë. Në prill të vitit 2019, në një tendera pa garë dhe flamur të kuq, 4 A-M merr 29. 3 milionë lekë për “Shpenzime mirëmbajtje dhe blerje pjesë ndërrimi e sistemeve të instaluara në Administratë”. Dhe në fund të vitit 2021 merr tenderin tjetër me vlerë 20.5 milionë lekë pa garë e me flamur të kuq.

Të gjitha këto procedura të përfituara nga 4 A-M pranë ANTA (ALBCONTROLL) në vlerën 500.000 euro janë në periudhën kur Drejtori Drejtorisë Teknike është pikërisht vëllai I Eva Kjaer shtetasi Maksim Et’hemaj. Nuk duam të akuzojmë askënd por këto veprime ngrenë dyshime të arsyeshme që SPAK të hetojë.

Një tjetër problem i konstatuar në këtë projekt është kategoria e tokës, e cila nuk e lejon miratimin e ndërtimit të nje Impianti Fotovoltaik, pasi sipas projektit është thjesht “ranishte” por pa përcaktuar kategorinë. Ky fakt penal gjendet gjerësisht në kontratat e firmosura nga Balluku për Shqipërinë Superfuqi Energjitike por që do të jetë objekt i një tjetër emisioni.

MD GREEN ENERGY është një tjetër kompani e krijuar nga hiçi që mori më pas leje për ndërtim parqesh fotovoltaike. Kjo kompani u themelua në mars të vitit 2022 me aksioner, DABAR 50% (Reni Metaliaj) dhe I.D.K me 50% të aksioneve të tjera. Objekti i veprimtarisë është “Prodhimi i energjisë duke shfrytëzuar burime hidrike, diellore etj”.

Në korrik të vitit 2024 administrator emërohet Nikë Shanku, i cili veç i punësuar pranë kompanisë 4 A M është edhe pedagog në Fakultetin e Inxhinierisë. Sipas raportit të OST, kjo kompani në datën 21.03.2022 ak aplikuar për ndërtimin e një parku Fotovoltaik (80 MË) dhe ka marrë brenda 9 ditëve opinionin paraprak në OST.

Edhe në këtë rast, brenda një kohe record, në maj të vitit 2024 KKT ka miratuar projektin me objekt: Leje Zhvillimi për objektin: “Park Fotovoltaik “MD”, me vendndodhje Bashkinë Fier”, me subjekt zhvillues bashkimin e përkohshëm të shoqërive “Md Green Energy” sh.p.k dhe “Ozgun Insaat Taahhut Sanayi Ve Ticaret” L.t.d. Projekti sërish do të ndërtohet në zonën e preferuar të Belinda Ballukut.

Ndërsa për kompanitë e çelura në emër të punonjësve të 4 AM flitej për miliona euro, tenderat e përfituara drejtëpërsëdrejti nga Ardit Metalia shkojnë në një tjetër nivel, në qindra milionë euro. Në total, për periudhën kohore 2019-2025, tenderat e marra drejtëpërsëdrejti nga 4 AM përllogariten në 12. 8 miliardë lekë ose 128 milionë euro. Një ndër tenderat e kësaj kompanie do të jetë edhe objekt investigimi, pasi pasojat e krijuara pikërisht nga ky tender kanë qenë me përmasa ndërkombëtare.

Bëhet fjale për tenderin e OST, “Spostimi i linjave që preken nga gjurma e aksit rrugor Thumanë – Vorë – Kashar dhe instalimi i shtyllave të demontuara Fier- Rrashbull” në vlerën 3.7 milion euro. Sipas përcaktimeve teknike kjo kompani do të duhet të spostonte linjat e transmetimit që ishin në gjurmën e rrugës që do ndërtohej në aksin Thumanë-Kashar. Tenderi me firmën e Skerdi Drenovës, mban datën 21 nëntor të vitit 2023 dhe sipas opendata ai kështë klasifikuar me Flamur të Kuq pasi ka konkuruar vetem kompania 4 A-M shpk. Deri këtu për standartin e Belinda Ballukut nuk do të kishte asnjë problem pasi tendera në shkelje flagrante të ligjit të prokurimeve jepen vazhdimisht por ky tender do i shkaktonte Shqipërisë një problem më madhor.

Sipas një publikimi eskluziv të portalit Hashtag.al, pikerisht ky tender do të shkaktonte kolapsin e sistemit të trasmetimit në Shqipëri .

Më 21 qershor të viti 2024, papritur u shkëput energjia elektrike në pjesën dërrmuese të Shqipërisë për afro 30 minuta e njëjta gjë kishte ndodhur dhe në Malin e Zi, Bosnje e në Kroaci.

Belinda Balluku shpjegoi për mediat se kolapsi i ndodhur orientonte si shkak një problem me mbingarkesën e rrjetit për shkak të temperaturave të larta dhe përdorimit të instrumenteve të kondicionimit.

Por një raport i hartuar nga vartësit e saj në OST raportonte se problematika nuk ishte ngarkesa e kondicionerëve, por pikërisht linjat e transmetimit të cilat do të spostoheshin nga kompania 4 A-M, objekt i tenderit që ju raportuam më sipër.

Raporti zbulon se tre linja transmetimi në momentin që ndodhi ngjarja ishin jashtë funksioni, sepse në ato linja po bëheshin punime për ndërtimin e rrugëve të reja, përfshirë rrugën Kashar-Thumanë.

E njëjta situatë është përsëritur dhe në datën 5 Janar të vitit 2025, për të cilin OST raportoi se kishte patur sërisht problem me linjat e transmetimit 220 V. Të gjitha këto ndërprerje janë një kosto shumë e lartë për bizneset dhe qytetarët, faturë për të cilën nuk po mban askush përgjegjësi pasi nuk nisi kurrë një hetim./Syri.net/