'Uji brenda stallës mbi 1 metër në Novoselë', banori: Bagëtitë i shpëtuam vetë. Askush s'erdhi për ndihmë

Një banor i Novoselës rrëfen situatën me të cilën po përballet që prej mbrëmjes së djeshme, pasi shtëpia, stalla dhe ushqimi për bagëtitë u përmbytën nga reshjet.

Ai tregon se uji në stallë arriti deri në 1.5 metër, duke e detyruar të veprojë vetë për të shpëtuar bagëtitë:

LEXO EDHE: Përmbytje në fshatin Gështenjas, Pogradec: Uji shkatërron bazat ushqimore të banorëve (PAMJE)

“Na u mbytën stalla, uji shkoi 1 metër e gjysmë. Bagëtitë i hoqëm vetë, i shpëtuam vetë. Nuk na ka ardhur askush deri tani të na ndihmojë. I kemi bërë të gjitha me forcat tona,” thotë banori.

Ai shton se as emergjencat civile dhe as forcat e ushtrisë nuk janë paraqitur në zonë deri tani, ndërsa familjet e izoluara përballen me situatë të vështirë.

LEXO EDHE: NOVOSELA – Përmbytje shkatërruese, banorët të braktisur: Bagëtitë i shpëtuan vetë, asnjë ndihmë nga institucionet

Ngjarja nënvizon dështimin e autoriteteve për të reaguar dhe mbrojtur komunitetet rurale ndaj përmbytjeve, duke lënë banorët të braktisur përball rrezikut dhe dëmeve të mëdha materiale.