Korçë, kryeplaku i fshatit: Mos-hapja e portave të ujit shkakton përmbytje, dëmi arrin 2 mln lekë

Fshati Lumalas në bashkinë Korçë u përball me përmbytje të tokave, disa banesave dhe magazinave, duke shkaktuar dëm të konsiderueshëm financiar për banorët.

Sipas kryeplakut të fshatit, përveç reshjeve të forta, një faktor i rëndësishëm që përkeqësoi situatën ishte mos-hapja e portave të lumit te Dunavecit, gjë që ka penguar largimin e duhur të ujërave.

LEXO EDHE: Përmbytje në fshatin Gështenjas, Pogradec: Uji shkatërron bazat ushqimore të banorëve (PAMJE)

Dëmi i raportuar deri tani arrin në rreth 2 milionë lekë, ndërsa banorët e tjerë shprehin shqetësim për menaxhimin e dobët të situatës dhe kërkojnë ndërhyrje për të parandaluar përmbytje të tjera në të ardhmen.

LEXO EDHE: Korçë/ Përmbytje të disa banesash nga lumi Dunavec, banorët në rrezik. Kërkojnë ndihmë nga autoritetet

Ngjarja nënvizon problematikat e emergjencave dhe nevojën për masa më efektive për mbrojtjen e komuniteteve rurale ndaj fatkeqësive natyrore.