'Prurjet e Vjosës rriten vazhdimisht, fshatra pa energji elektrike'/ Reshjet e shiut paralizojnë qarkun e Gjirokastrës

Gjatë natës, reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar probleme të shumta në qarkun Gjirokastër, duke ekspozuar sërish mungesën e parandalimit dhe menaxhimit të situatave emergjente:

Aksi Kardhiq–Delvinë, pranë tunelit të Skërficës, është mbuluar nga ujërat dhe inertet, duke rrezikuar qarkullimin.

Aksi Tepelenë–Gjirokastër, në Shkallën e Zezë, ka pasur rrëshqitje dhe prani inertesh, problem që përsëritet sa herë ka reshje, pa një zgjidhje afatgjatë.

Aksi Gjirokastër–Kakavijë, pranë fshatit Bularat, është prekur nga prania e ujit, duke krijuar vështirësi në lëvizje dhe rrezik për drejtuesit e mjeteve.

LEXO EDHE: VIDEO/ Rriten prurjet e Vjosës - Përkeqësohet situata në Çerven dhe Kashisht

Ndërkohë, niveli i lumit Vjosë ka shënuar rritje të ndjeshme:

6.2 metra në Memaliaj

4.4 metra në Përmet

Rritje që rrezikon zonat përgjatë lumit dhe infrastrukturën në afërsi.

LEXO EDHE: PAMJE TË FRIKSHME/ Lumi Vjosa në Urën e Mifolit, toka bujqësore të përmbytura në Çerven

Probleme  me furnizimin me energji

Situata më e rëndë raportohet në sektorin e energjisë:

Në Bashkinë Memaliaj, fiderat Miniera 1 dhe Maricaj janë ende në kontakt me ujërat e Vjosës, duke lënë zona të tëra pa energji elektrike dhe pa mundësi rikthimi për shkak të rrezikshmërisë së lartë.

Në Bashkinë Gjirokastër, është stakuar fideri Radio (Kordhocë) dhe kontrolli i linjës është i pamundur për shkak të situatës së pasigurt në terren.