Situata nga moti i keq në qarkun e Shkodrës, në disa zona raportohen problematika me energjinë elektrike
Reshjet e shiut kanë vijuar edhe gjatë natës pothuajse në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, por fatmirësisht situata është paraqitur më e qetë dhe janë raportuar më pak problematika, të paktën deri në orën 08:00 të mëngjesit të sotëm. Në Bashkinë Shkodër situata paraqitet pa probleme, reshjet kanë vijuar gjatë natës me intensitet mesatar, por deri tani nuk është evidentuar asnjë problem.
Në Vau Dejës reshjet kanë vijuar me intensitet mesatar, por nuk raportohen probleme në përronj, ura apo në rrjetin rrugor. Ndërkohë, furnizimi me energji elektrike vijon normalisht.
LEXO EDHE: Mirditë/ Fan, Katund i Vjetër dhe Bukmirë, banorët përballen me defekte të energjisë elektrike
Edhe në Malësinë e Malësinë e Madhe reshjet kanë vijuar me intensitet të ulët dhe sipas burimeve, deri mëngjesin e sotme nuk janë raportuar problematika të emergjencave civile
Reshjet me intensitet mestar kanë vijuar edhe në zonë e Fushë-Arrëzës, ku ka pasur edhe shkarje dherash, gurësh dhe vërshime uji në rrugët rurale, duke vështirësuar qarkullimin.
LEXO EDHE: Reshjet në veri vijojnë mesatarisht: Rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz dhe dëmtime rrugësh në Pukë
Po ashtu, ka pasur edhe ndërprerje të shkurtra të energjisë elektrike në disa fshatra.
Edhe në bashkinë Pukë janë raportuar dëmtime në disa rrugë rurale në Njad Gjegjan dhe Luf-Qerret, rrëshqitje trupash rrugë dhe shembje skarpatash.
LEXO EDHE: Kurbin: Rruga Skuraj–Vinjollë ende në riparim, banorët pa energji elektrike në disa zona
Akset rrugore nacionale të administruara nga kjo drejtori paraqiten të kalueshme edhe pse reshjet vijojnë.
Në Druk të Lëzhës nuk raportohen probleme në funksionimin e kanaleve të kullimit, argjinaturave, dhe digës së Rezervuarit të Shtodrit.
Ndërsa nivelet e lumenjve Buna, Drin, Kir, Gjadër dhe prurjet në përrenjtë kryesorë janë nën kuotat e riskut. Hidrovoret e Velipojës (Vilu dhe Cas) mësohet se janë në gatishmëri dhe punojnë normalisht.