Mirditë/ Fan, Katund i Vjetër dhe Bukmirë, banorët përballen me defekte të energjisë elektrike

Në Bashkinë Mirditë, situata e emergjencës lidhet kryesisht me rrugët rurale të bllokuara dhe defektet në furnizimin me energji elektrike.

Në zonën e Fanit, forcat dhe mjetet bashkiake po punojnë për rehabilitimin e rrugëve të bllokuara, ndërsa OSHEE vijon zëvendësimin e transformatorëve të djegur në Katund të Vjetër dhe Bukmirë dhe riparimin e defekteve të tjera për normalizimin e furnizimit.

LEXO EDHE: Reshjet e dendura të shiut në Mirditë, rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët

Hidrovorët punojnë të gjithë me kapacitet të plotë, përveç Hidrovorit të Tales, ndërsa niveli i lumit Drin ka pasur rritje, por mbetet brenda kuotave të sigurisë.

Bashkia Mirditë 

Nga strukturat e MC të Bashkisë Mirditë nuk raportohen problematika të reja, përveç atyre ekzistuese. Për sot, forcat dhe mjetet bashkiake do të përqendrohen në zonat problematike, kryesisht në Fan, për rehabilitimin e rrugëve të bllokuara.

Sot do të vazhdojë puna nga OSHEE për zëvendësimin e transformatorëve të djegur në Katund të Vjetër dhe Bukmirë, si dhe për riparimin e defekteve të tjera për normalizimin e situatës.

Probleme nga Drejtoria Arsimore nuk raportohen.

Hidrovorët punojnë të gjithë me kapacitet të plotë, përveç Hidrovorit të Tales.

Niveli i lumit Drin ka pësuar rritje, por brenda kuotave jo problematike.