Situatë emergjente në qarkun e Lezhës: Përmbytje dhe rrëshqitje dherash, disa fshatra mbeten të izoluar

Situata e krijuar nga moti i keq në qarkun e Lezhës vijon të mbetet problematike. Edhe pse uji është tërhequr nga pjesa më e madhe e zonave të përmbytura, pasojat janë të konsiderueshme, sidomos në pronat e qytetarëve dhe në infrastrukturë, kryesisht në Njësitë Administrative Mamurras dhe Milot në Kurbin.

Ndërkohë, reshjet intensive gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze edhe në Bashkinë Mirditë. Ndërkohë, reshjet intensive gjatë natës kanë shkaktuar probleme serioze edhe në Bashkinë Mirditë.

LEXO EDHE: Reshjet e dendura të shiut në Mirditë, rrëshqitjet e dherave bllokojnë rrugët

Në Njësinë Administrative Fan, dy fshatra janë bllokuar plotësisht nga shembjet, duke ndërprerë qarkullimin e mjeteve dhe transportin e fëmijëve drejt shkollës. Janë raportuar gjithashtu dëmtime të disa urave pasarelë, ndërsa fshatrat Shëngjin dhe Klos rezultojnë të izoluar totalisht.

Probleme të ngjashme paraqiten edhe në Njësinë Administrative Kurbnesh, ku rruga kryesore që lidh zonën me Lurën është bllokuar. Edhe në disa fshatra të tjerë të Mirditës ka vështirësi në qarkullim për shkak të rrëshqitjeve të dheut.

LEXO EDHE: 'Reshje të dendura shiu'/ Situatë problematike në Dibër, bllokime rrugësh dhe mungesë energjie në disa zona

Situatë e rënduar raportohet gjithashtu në Orosh dhe Kaçinar, ku dëmtimet e rrugëve dhe urave pasarelë e kanë bërë të vështirë lëvizjen e banorëve.

Ndërkohë, në Njësinë Administrative Rrëshen është shembur ura që lidh fshatin Jezull me rrugën kryesore, duke e bërë të pamundur lëvizjen në këtë aks.

Strukturat bashkiake ne te tre bashkite e qarkut në të tre bashkitë e qarkut po vijojnë punën për largimin e inerteve dhe hapjen e akseve të bllokuara, me qëllim normalizimin sa më të shpejtë të situatës.