Sot seanca për buxhetin dhe paketën fiskale, opozita është shprehur kundër, priten debate në Kuvend...

Kuvendi do të mblidhet sot në një seancë plenare. Në agjendën e seancës së sotme  është parashikuar që të diskutohet për Projekt - Buxhetin e viti 2026 dhe paketën fiskale.

Ndërkohë që opozita, të cilës që na nisja e këtij sesioni kuvendor i është mohuar e drejta e fjalës në Kuvend nga ana e Niko Peleshit me urdhër direkt të Edi Ramës, është shprehur gjatë ditës së djeshme kundër dy projektligjeve të qeverisë për faljen e detyrimeve dhe paqen fiskale.

Në një dalje për mediat, deputeti demokrat Enno Bozdo deklaroi se  paketa fiskale është një goditje  ndaj bizneseve të ndershme dhe favorizon evazionin fiskal dhe pastrimin e parave të pista.

Ai shprehu kritika pë mungesën totale të transparencës për këto 2 projektligje, ndërsa akuzoi qeverinë se po fal 2 miliardë euro për evazorët. Ai u bëri thirrje  bizneseve të ndershme të reagojnë ndaj kësaj padrejtësie.

Pritet që ditën e sotme të këtë debate të ashpra në Kuvend. Ndërkohë që rilindja do të përdorë sërish forcën e kartonëve ashtu si edhe herët e tjera për të miratuar paçavuret që vijnë nga Rama dhe ministrat e tij.

Lexo dhe: Buxheti 2026 thellon krizën ekonomike dhe sociale – ekonomia e mbështetur te ndërtimi, paratë e pista dhe konsumi