PLUG/ Ura 110 metër e tunelit të Llogarasë u 'zhduk', Edi Rama e përdori për përurimin e punimeve

Emisioni investigativ 'Plug' në Syri Tv, 12 nëntor 2025 

Pjesa e parë: Afera 190 mln euro e Tunelit të Llogarasë, denoncimi i 'Plug' faktohet nga dosja hetimore e SPAK

Më poshtë pjesa e dytë

Jo pa qëllim emisioni i fundit, që zbërtheu aferën 190 milionë euro të Tunelit të Llogarasë  u mbyll me një skandal brenda skandalit, zhdukjen e një ure 110 metër, e cila është një nga zërat më të kushtetueshëm në këtë projekt.

Në këtë emision do të shkojmë edhe më tej, për tju treguar se si Ura që nuk ezkiston u përdor si kusht skualifikues për kompanitë që kishin dhënë ofertë më të ulët, e më pas nuk u ndërtua kurrë. E bashkë me Urën u zhdukën edhe miliona euro që ishin planfikuar si shpenzime për ndërtimin e saj.   

Projekti i miratuar për Ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, sipas të dhënave të Dokumenteve Standarte të Tenderit (DST) do të kishte 2 ura. Një në hyrje dhe një në dalje të tunelit. Nga vëzhgimi në terren rezulton se Ura në dalje të tunelit në anën e Palasës, jo vetëm që nuk është ndërtuar por edhe kanioni ku do të ndërtohej është mbushur me inertet e nxjerra nga gërmimi i tunelit, duke shkaktuar kështu edhe një katastrofë mjedisore.

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi, pas publikimit të skandalit, nxori dokumente shtesë, ku me një përllogaritje të zërave për ndërtimin e 2 urave, kostoja e tyre shkon deri në 25 milionë euro, destinacioni i të cilave, mbetet i panjohur dhe i takon SPAK të hetojë.

Në Preventivin e kërkuar për dorëzimin e ofertes në tender, bashkimi operatorëve INTEKAR-ASL kanë paraqitur dhe kostot për çdo zë.

Në ekran jeni duke parë, dy preventivet që detajojnë çdo element të nevojshëm dhe punët që duhen kryer për ndërtimin e urës që nuk ekziston. Për ndërtimin e urave pjesë e kostove janë gërmimet, sistemi i drenazhit, ndërtimi si dhe sistemi i ndriçimit. Dhe për shkak të arkitekturës së ndërtimit, urë më një këmb, kostoja e saj përllogaritet në vlera të mëdha.

Por jo vetëm Ura, ekspertët e fushës, denoncojnë masakrën mjedisore, që për qëllim ka patur uljen e një prej kostove më të mëdha në hapjen e tunelit, atë të transportit të inerteve. Duke i hedhur këto inerte në kanionin ku do të ndërohej ura, ndërtimi i saj doli i panevojshëm, e të vetmet që mbeten janë fondet që me rregull duhet të mos ishin përdorur.

E sipas po të njëjtëve ekspert, kjo masakër ka rrezikun e një tjetër katastrofe, atë të rrëshkitjes së dheut, për shkak të mosndërtimit me projektin e duhur, e pa sisteminin e drenazhimit të ujrave, që dikur rridhnin në kanionin e bllokuar.

Ura e zhdukur është përdorur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës, si një kleçkë për të skualifikuar nga gara konsorciumin e kompanive Concord Engineering & Contracting,  Alb-Building sh.p.k., dhe Alb-Star sh.p.k., me ofertë 15.848.808.298.78 lekë, apo rreth 30 milionë euro më pak se bashkimi i operatorëve turk që u shpallën fitues.

MINISTRIA E INFRASTRUKTURËS

“Operatori ekonomik BOE JV Concord Engineering and Contracting & Alb Building & Alb Star është skualifikuar pasi :

Ai nuk ka plotësuar kriterin 2.3 gërma c të Dokumentave Standarte të Tenderit i cili parashikon se operatori ekonomik duhet të demonstrojë përvojën e suksesshme si kontraktor ose partner …lidhur me ekzekutimin e të paktën 1 kontrate për ndërtim urash në rrugë të një natyre dhe kompleksiteti të krahasueshëm me kontratën aktuale Brenda 5 viteve të fundit, kontratë që përfshin minimalisht ndërtimin e 1 ure ne gjatësi të paktën 120 m”. Kontrata e paraqitur nga ky operator nuk dëshmon se ai ka realizuar punë të ngjashme.

Sipas dosjes së SPAK, as bashkimi i operatorëve INTEKAR-ASL nuk e kishin këtë eksperiencë, e për rrjedhojë edhe ata duhet të skualifikoheshin.

 

SPAK

Nga aktet e administruara ka rezultuar se operatori ekonomik i shpallur fitues në këtë procedurë prokurimi , Bashkimi i Operatorëve ekonomik Intekar & ASL, nuk ka plotësuar disa nga kriteret e vendosura në dokumentet standarte të tenderit, si më poshtë:

Nuk është paraqitur dokumenti që vërteton se kapitalet dhe asetet e operatorit ekonomik nuk janë subjekt i ndonjë urdhëri përmbarimi, siç kërkohet në kritërin 2.1

Dokumentacioni i dorëzuar nuk është në gjuhën angleze dhe shqipe siç përcaktohet në Kriterin 2.1

Nga shqyrtimi i dokumentacionit të operatorit ekonomik fitues, ku si dëshmi të përvojës së mëparshme janë dorëzuar disa kontrata, rezulton se nuk është demonstruar që operatori ekonomik ASL të ketë përvojën e suksesshme në ndërtimin e një ure me gjatësi të paktën prej 120 m sic përcaktohet në Kriterin 2.3

Nga shqyrtimi i dokumentacionit nuk rezulton se Intekar-ASL nuk kanë paraqitur kontrata individuale të punës për 250 punonjës, në shkelje të kriterit 2.3

Nuk ka paraqitur dokumentacionin shoqërues të makinerive të nevojshmë për ekzekutimin e kontratës, sipas kriterit 2.3 Kapaciteti Teknik”

Pra sa faktohet dhe nga hetimet e deritanishme të Prokurorit Dritan Prençi, këto ura e sidomos ura nr.2 e cila do të ishtë mbi 110 M e gjatë, u përdor madje edhe nga kryeministri Edi Rama për promovimin e projektit të tunelit. E kjo Urë ishte një kusht thelbësor për kompanitë garuese, por që për konsorciumin turk u mbyllën të dy sytë. 

Edhe pse Intekar-Asl, nuk e kishin eksperiencën e duhur për ndërtimin e kësaj ure, edhe pse nuk kishin numrin e punonjësve të kërkuar për këtë ndërtim dhe pse nuk kishin asnjë makineri, kjo nuk e pengoi Belinda Ballakun që ti shpallte fitues duke çuar deri në fund pazarin e bërë në takimin e datës 3 qershor 2021 në Ankara.

Nuk dihet nëse ndryshimi i projektit, pra vendosja të mos ndërtohej ura ishte si pasojë e mos eksperiencës apo si pasojë e makutërisë për të vjedh më shumë. Por ajo që dihet si fakt është se ajo urë panoramike 120 m e gjatë nuk u ndërtua kurrë dhe kjo do duhej të ishte arsye për anulimin dhe mos vazhdimin e kontratës me INTEKAR-ASL.