VIDEO/ Spiropali ‘shfrytëzon’ momentin, thumbon Ballukun: Nuk ka të paprekshëm, kushdo qoftë

Ministrja e Jashtme Elisa Spiropali nuk e ka humbur rastin që të sulmojnë kolegen e saj që është nën hetim, Belinda Balluku.

Gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm në Kuvend, Spiropali është pyetur në lidhje me Ballukun dhe hetimin që është hapur ndaj saj.

Edhe pse fillimisht nuk ka dashur të japë një përgjigje, më pas Spiropali ka shfrytëzuar rastin që të thumbojë Ballukun.

‘Pyetje mbi çështje të caktuara që janë në hetim nga prokuroria e Tiranës apo SPAK nuk është vendi për të diskutuar dhe nuk do të dëgjoni asnjë nga ne kurrë ti diskutojë. Përveç nga ajo që thuhet e zeza në të bardhë në progres raportin e BE.

Nëse ka një arsye pse sot Shqipëria është vend pararojë në Ballkanin Perëndimor shtë se e ka ndarë mendjen të bëjë një reformë drejtësie, edhe pse me kosto të larta politike, 

Por jemi të vendosur që lufta kundër pandëshkueshmërisë,drejtësia dhe lufta kundër korrupsionit janë prioritete absolute që nuk mund ti caktoni ju nëpër tavolina. 

Prokuroritë dhe gjykatat i kemi lënë të lirë të bëjnë punën e tyre dhe nuk  nuk do na gjeni nga kjo anë ti komentojë.

Sa i takon përgjegjësive të secilit ato janë individuale e të jeni të sigurtë. Ato që quhen përgjegjësi politike I kemi mbajtur gjithmonë, e jemi ballë lart përpara opinionit publik.

Në Shqipëri nuk ka të paprekshëm. Dhe ky është ndryshimi i madh mes nesh dhe nje politike të vjetër që vazhdon që me akuza penale në drejtim të kundërshtarëve të bëjë politikën e ditës. Ne nuk e bëjmë këtë. Secili mban përgjegjësi para ligjit, të gjithë, secili mban përgjegjësi para fytyrës se vet dhe para elektoratit të vetë’, u shpreh Spiropali në Komisionin e Jashtëm në Kuvend.

Lexo dhe: ‘Lufta politike nuk duhet të kalojë limitet ‘/ Spiropali për rivalitetet në PS: Thumbi që i drejtohet Ballukut?