Në kërkim gjatë operacionit 'URA'/ Ekstradohet nga Italia Emri Hysenaj, pjesë e bandës së Troplinëve

Një 39-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë.

Sipas policisë, personi qe eshte ekstraduar eshte Emri Hysenaj, të cilit GJKKO i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal të Troplinëve në të cilin bënte pjesë.

LEXO EDHE: ‘Ura’/ Pjesë e bandës së Troplinit, arrestohet në Belgjikë 44-vjeçari –EMRI

Njoftimi i plotë:

Ekstradohet nga Italia, një tjetër pjesëtar i grupeve kriminale të implikuara në trafikimin e lëndëve narkotike, nga Shqipëria në Europë.

Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, me homologët e Interpol Romës, u finalizua procedura për ekstradimin nga Italia, në Shqipëri, të shtetasit shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, Emri Hysenaj, 39 vjeç.

Në muajin prill, 2025, GjKKO-ja i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

39-vjeçari akuzohet se gjatë vitit 2021, ka trafikuar lëndë narkotike, nga Shqipëria, në shtete të Europës, për llogari të grupit kriminal në të cilin bënte pjesë.