Prodhimi i ullirit në Lushnje bie deri 50%, fermerët: Thatësira dhe mungesa e fuqisë punëtore na penalizon
Zona kodrinore e Lushnjes, nga Thanasaj buzë lumit Shkumbin deri në kodrat e ujëmledhësit të Thanës, ka rreth 500 mijë rrënjë ullinj në kultivim.
Fermerët kanë nisur vjeljen dhe përpunimin e ullirit për vajin e ri, por këtë vit prodhimi ka pësuar një rënie drastike deri në 40-50% krahasuar me vitin e kaluar, për shkak të ndryshimeve klimaterike dhe thatësirës së gjatë gjatë korrikut dhe gushtit.
LEXO EDHE: SYRI TV/ Bie prodhimi i ullirit në Mallakastër, fermerët: Nuk ka subvencone, s'ka krah pune
Megjithatë, cilësia e vajit është më e lartë, por sasia e ulët dhe çmimi aktual prej 700 lekë për litër nuk mbulon kostot e fermerëve, ndërsa mungesa e fuqisë punëtore përkeqëson situatën.
Pronaret e fabrikave paralajmërojnë se do të përpunojnë rreth 50% më pak sesa viti i kaluar.