Bleu vota për Doshin/ SPAK zbaton porosinë e Ramës çon dosjen në gjykatë për kryebashkiakun e Vaut të Dejës
Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet për kryebashkiakun socialist në Vaun e Dejës Kristjan Shkreli dhe ka bërë kërkesë në GJKKO për kalimin e dosjes për gjykim.
Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK pak ditë më parë nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Atij iu komunikua akuza “ korrupsion në zgjedhje”, informon gazetari i Syri TV, Fatjon Gjinaj.
Kërkesa e SPAK lidhur me kalimin apo jo të dosjes në proces gjyqësor do shqyrtohet nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.
Kujtojmë këtu që Rama i përmendi emrin kreut të Vaut të Dejës në kohën e fushatës dhe siç duket SPAK e ka çuar deri ne fund porosinë.
LEXO EDHE: SYRI TV/ Rama paralajamëroi Kristian Shkrelin, sekuestrohet telefoni i kryebashkiakut Shkreli