Gazetari italian tha se ka përgjime nga Antimafia, Dumani kërkon të shpëtojë Ramën: Nuk e njoh fare çështjen Aruba!
Teksa Antimafia italiane e ka arkivuar çështjen Aruba, takimin e famshëm e të fshehtë mes karteleve të drogës dhe zyrtarëve të lartë shtetërore të Shqipërisë, për institucionin më të lartë hetimor në vend, SPAK, ky skandal i përmasave ndërkombëtare nuk njihet.
Ndërsa ishte ligjvënësja demokrate Elda Hoti, e cila e pyeti drejtpërdrejt kreun e Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani nëse ka hetime mbi lidhjet e politikës, biznesit dhe karteleve të drogës në pastrimin e parave në vendin tonë përmes takimit në Aruba, kreu i SPAK nxitoi të jepte një përgjigje sikur të donte të shpëtonte kryeministrin Edi Rama, duke u përgjigjur shkurt se nuk e njihte si çështje Aruban dhe si e tillë nuk kishte çfarë të ndante me ligjvënësit e Kuvendit dhe publikun.
Deputetja e PD, Elda Hoti: Përmenden shqetësime për pastrim parash me lidhje të politikës e biznesit, ka hetime për Aruban, takime mes karteleve dhe zyrtarëve të lartë përfshirë Ramën, dhe lejet e ndërtimeve që kanë shërbyer për të pastruar paratë e krimit në Shqipëri? Nëse është ngritur grup ndërinstitucional për ndjekjen e flukseve të dyshimta për këtë aferë?
Kreu i SPAK, Altin Dumani: Nuk njoh ndonjë çështje me ermin Aruba, nuk kam asgjë për të ndarë me Kuvendin e opinonin publik.
Në intervistën për Syri Tv, gazetari italian NelloTrocchia tha se hetimet e Drejtorisë së Atnimafies italiane, flasin për një të dhënë të pakundërshtueshme, që eksponentë të qeverisë Rama kanë zhvilluar takim në Aruba.
Lexo edhe: ‘Aruba’, Antimafia e ka arkivuar’/ Trocchia: Përgjimet flasin për një takim më 2019, Shqipëria përtej një karteli
Gazetari Trocchia shkon më tej kur thotë se i është drejtuar zyrtarisht kryeministrit shqiptar Edi Rama, më faktin se nëse ka zhvilluar takime në Aruba së bashku me pjesëtarë të kabinetit me të ashtuquajturin Artur Shehu, për të cilën thotë se ende nuk i është vënë në dispozicion.
Lidhur me hetimet për fondet e IPARD dhe përfshirjen e administratës publike për përfitimin e këtyre fondeve, Dumani tha se është një çështje nën hetim për të cilën nuk mund të ndajë detaje apo të japë të dhëna se deri ku shkojnë hetimet e nisura për abuzimin e fondeve të taksapaguesve evropianë.