EMRI/ Mori me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli, arrestohet në Durrës bashkëpunëtori i tij

Në një operacion të zhvilluar në Qarkun e Durrësit, autoritetet kanë arrestuar Dorjan Sherifin, i cili kishte marrë me qira shtëpinë ku strehohej Aldo Avdyli.

Ky i fundit ishte arrestuar më parë në një apartament pranë “Liqenit të Thatë”.

LEXO EDHE: FOTO - Killer me pagesë/ Ja kush është Aldo Avdyli, vrau për hakmarrje...

Aldo Avdyli ishte në kërkim nga SPAK për dyshimet lidhur me atentatin ndaj Edmir Bregut, dhe arrestimi i tij ka qenë pjesë e hetimeve intensive të organit të posaçëm.