'Më thanë që ka pagëzuar Zahon dhe ia ka bërë dhuratë' – Qytetari: Rama dhe patronazhistët e tij grabitën tokën time në Palasë!

Paskal Nesturi, në një intervistë ekskluzive për “Kafe Shqeto”, rrëfeu për sfidat e mëdha që ka përjetuar gjatë viteve për të mbrojtur pronën e familjes së tij në Palasë të Himarës.

Sipas Nesturit, 1,100 metra katrorë të parcelës së tij i janë marrë në mënyrë të padrejtë, duke i lënë vetëm 900 metra katrorë, sipërfaqe që mjafton vetëm për qarkullimin e njerëzve dhe ruajtjen e pikës turistike të zonës.

“Më thanë që ka pagëzuar Zahon dhe ia ka dhënë atij për dhuratë”, thotë qytetari, duke iu referuar djalit të kryeministrit Rama.

Ai tha se ndërtimet mbi këtë tokë janë kryer me ndërmjetësimin e personave të afërt me pushtetin qendror dhe vendor, ndërsa Prokuroria e Vlorës, po mbron subjektet e përfshira.

LEXO EDHE: 'Gjithçka me letra, tokën time nuk e marr dot'/ Qytetari nga Vlora: Rama ua dha miqve të tij. Po na marrin dhe shpirtin

Nesturi gjithashtu deklaroi se disponon dokumentacion hipotekor që vërteton pronësinë e familjes së tij, duke theksuar se toka i përket vetëm atij dhe askujt tjetër.

Gjatë intervistës në “Kafe Shqeto”, ai shprehu frustrimin e tij për mungesën e drejtësisë dhe pengesat që ka hasur gjatë përpjekjeve për të rivendosur të drejtën mbi pronën, duke kërkuar ndërhyrje dhe mbështetje për të siguruar që e drejta e tij të respektohet.

Denoncuesi për Syri TV:

"Isha një ditë në prokurori, kam shkuar me mijëra herë pasi kam bërë një kallëzim penal për një kusheri nga këta patronazhistët e Ramës, por prokuroria nuk e dërgoi në gjyq këtë çështje dhe e mbylli procedimin.

Dua drejtësi, sepse këtu nuk ka drejtësi. Tjetri thotë: “Do bëjmë reformën në drejtësi dhe do merrni drejtësi”, por ne këtë nuk po e shohim. Ai është kusheri i Ramë,; unë nuk jam, mua më dënuan me pushkatim.

Më prishi ndërtimin tim, në 2013 e bëri që të më thonin: “Ja, unë ia prish njeriut tim”, jo juve që s’ju prek fare. Më kanë marrë 11,000 metra tokë, e ka marrë një patronazhist i Ramës, një kusheri, ja ka dhënë ai me VKM. Prona ishte në Llogara.

Ajo ishte prona e Andon Millit prej mijëra vjetësh dhe ky vjen e ma merr për ta dhënë mikut të tij.

Më thanë që  ka pagëzuar Zahon dhe ia ka dhënë atij për dhuratë. Unë kam 30 vite që mu ka nxirë jeta, ti thua “ruaj standardet”. Kam 30 vite nëpër gjyqe dhe ky tallet me mua , çfarë thua ti?

Mirë që më prishi tokën, por edhe më dënoi në gjyq për ndërtim pa leje dhe ua jep tokën time, ua legalizon këtyre kusarëve të tij.

Më dënuan me gjobë, prokurori kërkoi 6 muaj , gjykatësja vendosi gjobë për mua, ishte një njeri i mirë ajo.

Në vendin ku nisën të më prisnin tokën, u hodhën këta “qentë” e Ramës për të bërë atë që donin dhe nisën menjëherë punimet'.