Asnjëri nga deputetët e Listës Serbe, nuk i siguroi votat e nevojshme për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës

Dështojnë të gjitha propozimet e Listës Serbe për postin e nënkryetarit

Deputeti Igor Simiq, njëjtë si të gjithë deputetët e tjerë të Listës Serbe, dështoi të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar.

Kështu, tani nuk ka mbetur asnjë deputet nga Lista Serbe që mund të propozohet për ta marrë postin e nënkryetarit.

I vetmi deputetet i mbetur nga komuniteti serb është Nenad Rashiq, i cili megjithatë vjen nga partia Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.

Ja çfarë ndodhi në seancë:

S’ka votë as për Srxhan Popoviqin

Srxhan Popoviqi është kandidati i radhës, ai i parafundit nga Lista Serbe, që dështon në tri tentime të marrë vota të mjaftueshme për t’u zgjedhur nënkryetar i Kuvendit.

Edhe ai mori vetëm 9 votat e partisë.

Tani Lista Serbe ka vetëm edhe një kandidat për ta propozuar

As Kovaçeviq nuk zgjedhet nënkryetar

Stefan Kovaçeviq, deputeti i shtatë i propozuar nga Lista Serbe, dështoi t’i marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur nënkryetar.

Në tria tentimet, ai siguroi vota vetëm nga nëntë vota, të gjitha nga deputetët e Listës Serbe.

Branisllav Nikoliq, kandidati i radhës që dështon

Kandidatët e Listës Serbe vazhdojnë të dështojnë në përpjekjet për t’i marrë 61 votat e nevojshme për pozitën e nënkryetarin të Kuvendit të Kosovës.

Edhe Branisllav Nikoliqi i mori vetëm 9 votat e partisë.

Ai ishte i gjashti në radhë, dhe tani Lista Serbe ka vetëm edhe tre kandidat për t’i propozuar për votim.

Dështon edhe propozimi i pestë i Listës Serbe

Milana Nikolliq nga Lista Serbe, deputetja e pestë e propozuar nga kjo parti për postin e nënkryetares, ka dështuar t’i marrë votat e nevojshme për ta marrë atë post.

Në të tria tentimet, ajo mori vota për vetëm nga bashkëpartiakët e saj. Kështu, tani kanë mbetur vetëm edhe katër deputetë të tjerë nga Lista Serbe që mund të kandidohen për postin e nënkryetarit nga radhët e komunitetit serb

As Zllatan Ellek nuk i merr votat e nevojshme në tri tentime

Kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe, Zllatan Ellek, nuk i ka marrë votat e nevojshme për t’u emëruar nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, në tri tentimet e mundshme.

Sikurse bashkëpartiaku i tij Simiq, Elleku mori vetëm 9 vota për në secilin votim, pra vetëm votat e deputetëve të partisë së tij.

Simiq dështoi tri herë 

As kandidati i propozuar nga Lista Serbe,  për postin e nënkryetarit të Kuvendit të Kosovës, Sllavko Simiq, ka dështuar për herë të tretë të sigurojë 61 votat e nevojshme për t’u zgjedhur.

LEXO EDHE: Lista Serbe propozon Slavko Simiq për nënkryetar, dështon të zgjidhet në tri votime

Nga 105 deputetë të pranishëm, ai mori vetëm 9 vota nga deputetët e Listës Serbe, ndërsa të tjerët votuan kundër ose abstenuan. Simiq nuk mund të kandidohet më, pasi ligji e lejon një deputet të propozohet maksimumi tre herë.

Pas tij, edhe Zllatan Ellek, kandidati i dytë i propozuar nga Lista Serbe, nuk i mori votat e mjaftueshme në tri tentimet e mundshme. Ai gjithashtu mori vetëm 9 vota nga bashkëpartiakët e tij.

LEXO EDHE: Pas Simiqit, edhe Zllatan Elekut 'i digjen' tri mundësitë, dështon të zgjidhet nënkryetar i Kuvendit

Edhe Verika Qenariq, kandidatë e katërt e Listës Serbe, dështon të sigurojë votat e nevojshme

Pas Slavko Simiq dhe Zlatan Elek, ka dështuar edhe zgjedhja e Liliana Stevanofiqit për nënkryetare të Kuvendit.

Në të tri herët që emri i saj është hedhur në votim, ajo s’ka marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur në këtë pozitë.

LEXO EDHE: Dështon edhe zgjedhja e Liliana Stevanofiqit për nënkryetare

Ky dështim i përsëritur i Listës Serbe lë postin e nënkryetarit serb të Kuvendit të Kosovës të paplotësuar, duke reflektuar mungesën e mbështetjes së mjaftueshme brenda dhe jashtë partisë.