Lista Serbe propozon Slavko Simiq për nënkryetar, dështon të zgjidhet në tri votime

Lista Serbe propozon Slavko Simiq për nënkryetar, dështon të zgjidhet në tri votime

11:10, 10/10/2025

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur pas më shumë se një muaji për ta zgjedhur nënkryetarin serb.

Lista Serbe ka propozuar për këtë pozitë Slavko Simiq. Por, i njëjti nuk ka marrë votat e nevojshme.

“9 vota për, 54 kundër dhe 42 abstenime. Rrjedhimisht nuk i merr votat për t’u zgjedhur”, tha Kryeparlamentari Dimal Basha.

Simiq është propozuar edhe dy herë të tjera, por në asnjërin votim s’i ka marrë votat.

Në sallë janë të pranishëm 105 deputetë.

Sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetetuese, ata kanë afat 12 ditë për ta përfunduar konstituimin e Kuvendit, për çka parakusht është zgjedhja e nënkryetarit serb.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco