SYRI TV/ Skifteri që tentoi arratisjen pendohet në gjykatë, Krrashi: Jam penduar, gati të paguaj dëmet

Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Imer Krrashin, i njohur edhe si “Uka”, i cili shkaktoi kaos dhe dëme, duke tentuar të arratisej policisë me armë në makinë.

Arrestimi i tij u realizua në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë, pas një ndjekjeje të rrezikshme, ku u përplasën disa automjete dhe një motor, duke lënduar drejtuesin dhe pasagjerin e këtij të fundit.

Më vonë u zbulua se ata ishin efektiv policie jashtë orarit të punës së bashku me bashkëshorten e tij.

Sapo efektivët e pyetën nëse kishte armë ose sende të tjera të paligjshme dhe i kërkuan të zbresë për kontroll fizik, 31-vjeçari, person me precedentë kriminal, shtyu gazin e makinës duke u larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Në pamjet e publikuara nga Policia, shihet momenti kur efektivët i vihen pas dhe e arrestojnë, duke i sekuestruar edhe pistoletën që kishte me vete.

LEXO EDHE: EMRI/ Një person përplas disa makina në Sauk, plagosen dy persona, ndiqet nga policia, i gjendet armë...

Para togave të zeza, Krrashi ka kërkuar falje dhe ka shprehur gatishmërinë për të kompensuar dëmet materiale:

“Jam penduar për ngjarjen. Kam qenë në gjendje paniku dhe ankthi, nëna më vuan nga kanceri, ndërsa babai më ka ndërruar jetë pak kohë më parë të cilën e kam përjetuar keq. Kam qenë në gjendje ankthi dhe paniku. Marr mjekime për ankthin dhe depresionin. Kam qenë në gjendje të rënduar. Marr përsipër të dëmshpërblej pasojat e veprimeve të mia, të paguaj dëmet ndaj personave që janë lënduar apo dëmtuar mjetet”.

Krrashi rezulton një emër i njohur për drejtësinë, pasi është dënuar në Itali për vjedhje si pjesë e grupit të Edison Pulës.

LEXO EDHE: VIDEO +FOTO/ Tentoi t’u ikte 'Shqiponjave', 31-vjeçari i rrezikshëm që përplasi 9 makina, pjesë e grupit të Marklen Hakës

Edison Pula dhe Imer Krrashi u arrestuan në shkurt të vitit 2022, kur i pari, atëherë 27-vjeç, akuzohej për 50 vjedhje në Trentino.

Ata kanë qenë protagonistë të shumë ngjarjeve kriminale, por më e njohura është ajo e 14 nëntorit 2021, në Marok, brenda vilës së biznesmenit Giancarlo Miotto.