Sarandë/ Vritet me tritol në makinë Isuf Jacaj, i biri i përfshirë në plagosjen e 17 korrikut! Shpërthimi shkakton dëme dhe në bizneset përeth

Lajmi u perditesua

Saranda u trondit mbrëmjen e sotme nga një shpërthim i fuqishëm që i mori jetën një banori të këtij qyteti. Ka qenë ora 22:50 minuta kur makina me të cilën udhëtonte Isuf Jaçaj, u hodh në erë dhe 58 vjeçari ka gjetur vdekjen brenda në makinë. 

Ngjarja u regjistrua në lagjen nr 3 ku policia ka gjetur makinën e shkatërruar dhe brenda trupin e pajetë. Nga shpërthimi dëme materiale pësuan dhe disa biznese dhe një automjet tjetër që ndodhej aty pranë.

Syri.net ishte i pari që përcolli lajmin e këtij ekzekutimi mafioz si dhe foton e makinës së shkatërruar nga shpërthimi vetëm pak minuta pas shpërthimit.

Isuf Jaçaj rezulton të jetë babai i Klaus Jaçajt i përfshirë në plagosjen e dy personave më 17 korrik 2025 në lagjen nr. 4 të Sarandës. Një nga pistat e hetimit të atentatit të sotëm është hakmarrja në lidhje me djalin e tij, pas kësaj ngjarjeje. Ndërkohë më 21 korrik, një person i maskuar me maske silikoni, vendosi eksploziv automjetit të Klaus Jaçajt duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.

Ora 00:19  Viktima me precedentë kriminalë

Isuf Jacaj njihej edhe me nofkën “Bushi”. Emri i tij rezulton me precedentë penalë, që para viteve 2000. Në qershor 2010, mbeti i plagosur pas një sherri me sende të forta në lagjen nr.4.  Në tetor 2011 i shpëtoi një atentati me armë zjarri në lagjen nr. 3 të Sarandës.

Në korrik 2022 u përfshi sërish në një sherr në lagjen nr. 4, ku u arrestua një person me armë zjarri, ndërsa Jacajt i’u gjet një përforcues grushti dhe u arrestua.

Kohët e fundit Jacaj punonte në turizëm, duke transportuar me skafin e tij turistë drejt plazheve.

Ngjarja e sotme dyshohet hakmarrje në lidhje me djalin e tij, pas ngjarjes së 17 korrikut ku u plagosën dy persona

Ora 23: 45 Informacioni paraprak i policise

"Sot, rreth orës 22:50, në lagjen nr. 3, Sarandë, dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive e vendosur në një automjet tip Toyota, në pronësi të shtetasit I. J. Ky shtetas dyshohet se është edhe personi që ndodhej brenda në automjet i cili si pasojë e shpërthimit ka humbur jetën. 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve, zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e saj ligjor.:"

Ora 23: 32 Identifikohet viktima, babai i Klaus Jaçes

Policia identifikon viktimën që u ekzekutua me tritol brenda në makinë. Ai është Isuf Jaçaj babai i 31-vjecarit Klaus Jacaj.

Jaçaj ndodhet në burg për “përkrahje e autorit të krimit”, si pjesëmarrës në ngjarjen e datës 17.07.2025, kur Ramadan Zoto plagosi me armë në lagjen nr. 4 të Sarandës, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama nga Kamza.

Ndërkohë më 21 korrik, një person i maskuar me maske silikoni, vendosi eksploziv tek automjeti i Klaus Jaçajt duke e shkatërruar atë plotësisht, ngjarje ende e pazbardhur.

Raportimi i pare ora 23:05

Sarandë, dëgjohet një shpërthim  i fortë në qytet. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.3, policia gjen një makinë të shkatërruar. Mjeti është fuoristradë. Nga shpërthimi dëme materiale në disa biznese dhe në një automjet tjetër. Forca të shumta policie në vendngjarje. Brenda automejtit, policia ka gjetur një person të vdekur. 

Foto poshte: Makina e viktimes pak pas shpërthimit me eksploziv