Vrasja e Klevis Lleshit/ GJKKO lë në burg autorin e dyshuar Sabah Nuzi, Samet Loka në arrest shtëpie
Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur masat e sigurisë për dy të arrestuarit, në lidhje me vrasjen e Klevis Lleshit.
Pas seancës së zhvilluar këtë të premte në orën 10:00, Sabah Nuzi është lënë në masën e sigurisë ‘arrest në burg’, ndërsa Samet Loka është lënë në masën e ‘arrestit në shtëpi’.
Sabah Nuzi, i cili dyshohet nga Prokuroria si ekzekutori i Lleshit kundrejt një shume prej 50 mijë eurosh, ka mohuar akuzat gjatë seancës gjyqësore.
Ai nuk ka pranuar përfshirjen në atentatin ndaj 32-vjeçarit Klevis Lleshi, i cili u vra në vitin 2020.
Sabah Nuzi dhe Samet Loka të dy 31 vjeç, dyshohen për vepren penale vrasje për gjakmarrje, fshehje dhe asgjësim kufome, pastrim i produkteve të veprës penale, grup i strukturuar kriminal, vepra penale të kryera nga grup i strukturuar kriminal.
Ndërkohë në kërkim është shpallur Aurel Hoxha, i njohur dhe me emrin Aurelinjo Kalaveri 36 vjeç, pronari i lokalit “Mmonopol”, i cili dyshohet të jetë dhe urdhëruesi, organizatori dhe drejtuesi i grupit kriminal që ekzekutoi 24- vjeçarin në vitin 2020. Ndeërkohë shtetasi Sajmir Kolaveri i dyshuar për të njëjtat akuza është arrestuar ditën e djeshme në Itali dhe pritet ekstradimi i tij në Shqipëri. Vrasja u zbulua nga zbardhja e komunikimeve në Sky ecc.