Gati sa nuk u konfrontuan fizikisht/ Përballja në GJKKO, Dumani-Alibejt: Të degjeneroj... do t'më nxjerrësh mashtrues
Kanë vijuar sërish tensionet, gati në konfrontim fizik mes dy të penduarve të drejtësisë, Nuredin Dumani dhe Erjon Alibejm, edhe pse gjyqi u shty për të martën e ardhshme.
Teksa palët po dilnin nga salla, Nuredin Dumani vijoi me ofendime ndaj Erion Alibaj e madje duke tentuar të konfrontohet me të fizikisht.
“Të degjeneroj … o të … do me më nxjerr m’u mashtrues…”, citohet të ketë thënë Dumani gjatë tentativës për t’u konfrontuar me Alibejn.
Edhe Alibej iu kthye me disa fjalë që nuk u dëgjuan, por ka qenë ndërhyrja e oficerëve të mbrojtjes së dëshmitarëve që shmangu konfrontimin fizik mes bashkëpunëtorëve të drejtësisë.