Tragjedi në rrugët e Shijakut/ 26-vjeçari humb jetën, bie në pranga drejtuesi i mjetit

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Pjezë, Shijak, rreth orës 23:55, ku një i ri humbi jetën si pasojë e përplasjes mes dy automjeteve.

Policia bën me dije se drejtuesi i njërit prej automjeteve, Flavio Rexhepi, 19 vjeç, banues në Shijak, u arrestua në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEXO EDHE: Aksident tragjik në Pjezë të Durrësit, humb jetën një 26-vjeçar

Ai po drejtonte një Volkswagen që u përplas me një Ford, të cilin e drejtonte Geraldo Krrashi, 26 vjeç, banues në Sukth. Fatkeqësisht, Krrashi ndërroi jetë në vendngjarje si pasojë e goditjes së fortë.

Drejtuesi i Volkswagen-it, Flavio Rexhepi, u transportua menjëherë në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet nën mbikëqyrjen e Policisë.

LEXO EDHE: Aksidenti fatal në Durrës, zbulohet identiteti i të riut që humbi jetën

Grupi hetimor dhe shërbimet policore janë ende në vendngjarje për të sqaruar plotësisht shkaqet dhe rrethanat që çuan në këtë aksident tragjik.