James Rubin fillon dëshminë në mbrojtje të Thaçit dhe të tjerëve në Gjykatën Speciale

Ka filluar dëshmia e ish-ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, para Speciales, në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së, shkruan Reporteri.net.

Ai është betuar se do ta thotë të vërtetën.

Rubin pritet të dëshmojë për raportet e tij me Hashim Thaçin, angazhimin, UÇK-në dhe përvojën e tij në Kosovë.

Ai nuk është i vetmi mes emrave të njohur që pritet të dëshmojnë në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së.

Ndërkaq në Hagë kanë arritur familjarët e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

Ndërkaq, dje mijëra njerëz u mblodhën në Hagë për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

LEXO EDHE: James Rubin hap dëshminë e mbrojtjes për ish-eprorët e UÇK-së në Hagë

Ata kërkuan drejtësi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin, të cilët po përballen me një proces të stërzgjatur dhe të shumëkritikuar gjykimi, i cili duket se ka hyrë në fazën përfundimtare.

U kërkua reagim ndërkombëtar dhe u tha se akuzat ndaj ish-udhëheqësve shqiptarë të luftës në Kosovë e ofendojnë edhe NATO-n.

Protesta e djeshme në Hagë pason atë të 7 gushtit, kur mijëra njerëz u mblodhën në Prishtinë për të njëjtin qëllim.

Thaçi, Veseli, Selimi e Krasniqi po qëndrojnë në paraburgim në Hagë që prej nëntorit të vitit 2020.