Momentet e frikshme kur masivi shkëmbor shembet dhe zë rrugën Kir –Ndërlysaj, në Dukagjin! Rruga 2 ditë e bllokuar
Momentet e frikshme kur masivi shkëmbor shembet dhe zë rrugën Kir –Ndërlysaj, në Dukagjin
Deputetja e PD-së Greta Bardeli ka publikuar momentet e frikshme të shembjes së masivit shkëmbor në rrugën Kir –Ndërlysaj, pjesë e rrugës së Dukagjinit, Loti II gjatë ditës së djeshme.
“Sot momente frike dhe tmerri në rrugën Kir - Ndërlysaj! Pamjet flasin vetë!”, shkruan deputetja e PD-së
Rruga lidh banorët e fshatrave përreth, Kir, Prekal, Shosh, Shalë, Bradhosh, Xhan, me Shkodrën.
Rruga e Dukagjinit apo aksi Prekal-Lotaj-Ndërlysaj, është një ndër segmentet me të rëndësishme të veriut të vendit, që lidh Shkodrën me Lekbibajn në Tropojë e në vijim me Bajram Currin, luginën e Valbonës si dhe me Gjakovën në Kosovë.
Rruga është ende në ndërtim e sipër. Aktualisht është mbyllur loti 1, Prekal-Kir prej 17 km, ndërsa po punohej loti i dytë, Kir-Ndërlysaj ku dhe ka ndodhur shembja.
Masivi shkëmbor është shembur dje dhe rruga vijon e bllokuar prej dy ditësh, ndërhyrja është e pamundur dhe e rrezikshme. Masivi shkëmbor mbi aksin e rrugës ka një lartësi prej 150–200 metrash.