Rama ‘dorëheq’ Ermal Dredhën

Kryebashkiaku socialist i Vlorës, Ermal Dredha ka dhënë dorëheqjen.

Burime për mediat bëjnë me dije se vendimi i tij vjen vetëm një ditë përpara mbledhjes së Asamblesë Parlamentare të Partisë Socialiste, duke shtuar dyshimet mbi arsyet e lëvizjes së papritur.

LEXO EDHE KËTË: Përmbytjet/ Ermal Dredha nuk i pranon kritikat e Ramës: Reagimi ka qenë në kohë

Ermal Dredha qëndron në krye të Bashkisë së Vlorës që prej muajit prill të vitit 2023. 

LEXO EDHE KËTË: Pas Tiranës, Rama merr në dorë edhe Bashkinë e Vlorës, Ermal Dredha vetëm si lodër në duart e tij

Arsyet e dorëheqjes së tij nuk dihen ende. 

Dorëheqja e Dredhës pritet të zyrtarizohet ditën e nesërme.

LEXO EDHE KËTË: E turpëroi Rama duke i hequr drejtorët pa e pyetur, Dredha mundohet të shpëtojë imazhin: I kërkova vetë që në janar

Nga ana tjetër, mësohet se muajt e fundit, ka pasur një sërë debatesh mes Kryeministri Edi Rama dhe kryenbashkiakut të sapo dorëhequr të Vlorës, lidhur me zhvillimet e punëve në bashkinë e qytetit bregdetar.