Ambasada e ShBA në Tiranë shuan shpresat e Altin Dumanit për një mandat të dytë në SPAK

Në konferencën e organizuar nga OSBE dhe Departamenti Amerikan i Drejtësisë, e ngarkuara me punë në Ambasadën Amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn, ka konfirmuar se në përfundim të mandatit si drejtues i SPAK, Altin Dumani do të zëvëndësohet nga një prokuror i ri i Posaçëm.

“Bazuar në ligj, Z. Dumani, sado efektiv, jashtëzakonisht efektiv që ka qenë, do të zëvendësohet sepse mandati i tij ka përfunduar” u shpreh Van Horn.

Me këtë fjali duket se kanë marrë fund edhe shpresat e Altin Dumanit për një ndryshim të Kushtetutës që do t’i jepte mundësinë të kandidonte për një mandat të dytë.
Ndërsa raportonte para deputetëve në Komisionin e Ligjeve, në maj të vitit të kaluar, Altin Dumani kërkoi ndryshimin e Kushtetutës në mënyrë që prokurorët e SPAK të kishin mundësi të përfitonin nga një mandat i dytë.

LEXO EDHE KËTË: I josh për një mandat të dytë/ Dumani amniston krimet elektorale 

Gjatë raportimit të tij, ku dhe amnistoi krimet zgjedhore të kryera nga mazhoranca socialiste, dukej qartë se i gjithë halli i Dumanit ishte te mandati i tij.

Dumani i joshi sërish socialistët dhe Edi Ramën për të marrë një mandat tjetër, pasi duket se amerikanë nuk ia sigurojnë më atë.