Vrasja e 61-vjeçarit me armë zjarri në Shkodër, arrestohet autori

Autori i vrasjes së 61-vjeçarit, Pirro Proni në Shkodër është arrestuar nga policia.

Në pranga ka përfunduar shtetasi Ndoc Maçaj, i cili ishte kushëri më viktimën. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjën e djeshme rreth orës 22:00, ndërsa shkak dyshohet një konflikt i hershëm mes autorit dhe viktimës për prona. 

LEXO EDHE: Regjistrimi i tokave 'ndezi gjakrat' në Shalë – Detaje nga vrasja e 61-vjeçarit në malësinë e Shkodrës

Raportohet se ata prej më shumë se 10 vitesh kishin patur mosmarrëveshje në lidhje me pronat. Procesi regjistrimit të tokave ka rindezur konfliktet me tyre e cila më pas përfundoi në vrasje. 

Njoftimi i policisë:

Dyshohet se vrau me armë zjarri pistoletë, 61-vjeçarin, për motive të dobëta, arrestohet 58-vjeçari, i cili u vetëdorëzua disa orë pas ngjarjes, bashkë me armën e krimit.     

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit vunë në pranga shtetasin N. M., 58 vjeç, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.   

Ky dyshohet se dje, në fshatin Abat, Shalë, ka vrarë me armë zjarri pistoletë, për motive të dobëta, shtetasin P. P., 61 vjeç, banues në fshatin Abat.     

Shërbimet e Policisë kanë gjetur në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar dy gëzhoja pistolete  dhe 2 mjete prerëse (thikë dhe kmesë).       

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.