Nga 15 shtatori tuneli i Llogarasë kalohet me pagesë, 10 euro vajtje-ardhje

Më herët u njoftua se qarkullimi në këtë vepër infrastrukturore do të ishte pa tarifë deri në fund të sezonit turistik. Parashikimet janë deri në datën 15 shtator, më pas do të nisë aplikimin tarifa 10 euro vajtje-ardhje për makinë'.

Tuneli i Llogarasë ka një gjatësi prej 5.9 kilometra dhe rruga nga Dukati drejt Palasës përshkohet për 7 minuta, nga 45 që nevojitej nga Qafa e Llogarasë.

Projekti ka dy tunele, ku njëri prej tyre është i emergjencës. Parashikimet janë që në rast të rritjes së fluksit të turistëve, të dy tunelet do të vihen në funksion të qarkullimit.

Menaxhimi i vetëpagesave për këtë vepër publike do të bëhet nga shoqëria aksionere e krijuar për këtë qëllim që njihet me emrin Enti Kombëtar i Operimit Rrugorë.

Kompania është me kapital shtetëror dhe përfaqësohet nga ministria Infrastrukturës dhe Energjisë. Sipas të dhënave kjo shoqëri do të ofrojë shërbimin e operimit, mirëmbajtjes së portave automatike, sistemin e tarifimit, shpërndarjen e biletave si dhe aboneve mujore për përdoruesit.

Aktualisht tri janë segmentet rrugore që aplikojnë pagesë, rruga Milot-Morinë, Thumanë-Kashar, si dhe Dukat-Palasë.

Afera 50 milione euro 

Ndërtimi i tunelit të Llogarasë konsiderohet si një nga aferat korruptive më të mëdha në vend. Në 12 Gusht 2024 Bardhi kallëzoi në SPAK aferën e “Tunelit të Llogarasë”, duke paraqitur të gjitha provat që vërtetojnë abuzimin me të paktën 50 milion euro.

Në prill 2025 SPAK nisur hetimin për të zbuluar abuzimet që janë bërë në ndërtimin e kësaj vepre të infrastrukturës rrugore, duke sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’.

Lexo dhe:  Llogaritë e zeza të tunelit të Llogarasë