Dy motra humbën jetën në Sarandë, një vajzë u plagos/ Arrestohet 23-vjeçari që përplasi makinën e viktimave, drejtonte mjetin i dehur

Të tjera detaje zbulohen nga aksidenti tragjik në Sarandë që u mori jetën dy motrave 20 dhe 22 vjeçe mbrëmjen e 24 gushti. 

I riu Kevin Nora që drejtonte mjetin që u përplas me makinën e dy motrave mësohet se po drejtonte mjetin në gjendje të dehur. Burimet bëjnë me dije se pasi i është nënshtruar testit të alkoolit, 23-vjeçari ka rezultuar i dehur dhe tashmë është arrestuar.

Po ashtu, mësohet se 23-vjeçari ka qenë duke lëvizur me shpejtësi me mjetin e tipit Audi kur ai është futur në parakalim duke dalë në korsinë në të cilën po udhëtonin dy vajzat.

LEXO EDHE:  Aksidenti tragjik në Sarandë – Delvinë! Mjeti ku udhëtonin dy motrat 20 vjeçare u përplas nga Audi i 23 vjeçarit! Rëndë mikja e tyre (Pamje)

Dy mjetet janë përplasur kokë më kokë dhe aksidenti rezultoi tragjik për dy motrat Elvisa dhe Rozina Dhimaku të cilat humbën jetën. Ndërkohë, pasagjerja Antonela Zhupa 24 vjeçe, e cila udhëtonte me dy motrat, është në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Traumës.