Fotot e dy motrave që humbën jetën në aksidentin tragjik! Njëra studionte mjekësi në Tiranë
‘Syri’ siguron fotot e dy motrave Dhimaku që humbën jetën në aksidentin tragjik të ndodhur mbrëmjen e 24 gusht 2025 tek kthesa e Pularisë në aksin “Sarandë – Delvinë.
Në foto është Rezi Dhimaku, 20 vjeçarja e cila ishte pasagjere dhe e motra, Eli Dhimaku, 22 vjeçe drejtonte makinën Lancia. Në sediljet e pasme ishte Antonela Zhupa, 24 vjeçe.
Motrat ishin nga Kopaçeza e bashkisë Delvinë dhe Rezi po studionte mjekësi në Tiranë
Aksidenti ndodhi rreth orës 20:15 minuta. Të dyja motrat kanë humbur jetën në vend.