Aksident tragjik në Sarandë - Delvinë! Vdesin 2 motra, plagoset rëndë mikja e tyre! Makina ku udhëtonin u përplas nga 'Audi'

Një aksident tragjik u shënua mbrëmjen e sotme (24 gusht) në aksin Sarandë – Delvinë. Ka qenë ora  20:15 kur makina Lancia” në të cilën udhëtonin tre vajza 20 vjeçare, 2 prej tyre motra, është përplasur në kthesën e “Pularisë” në Karahaxh nga një automjet tip “Audi” të drejtuar nga një 23 vjeçar.

Përplasja ka qenë fatale për vajzat të cilat  ndodheshin në Lancia.

Ela Dhimaku 22 vjeçe e cila drejtonte mjetin së bashku me motrën e saj pasagjere Rezi Dhimaku, 20 vjeçe kanë humbur jetën në vend, ndërsa pasagjerja tjetër, Antonela Zhupa, 24 vjeçe  ndodhet e plagosur në gjendje të rëndë.

Nga pamjet e mbërritura në redaksinë e Syri Tv “Audi’  i drejtuar nga 23 vjeçar K.N është kthyer përmbys në anë të rrugës,ndërsa makina ku udhëtonin vajzat ndodhet në rrugë.

Ekspertët dhe grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit të tragjik.

Lexo me shume: Detaje te reja/ Mjeti ku udhëtonin dy motrat 20 vjeçare u përplas nga Audi i 23 vjeçarit

Delvinë/Informacion paraprak

Sot, rreth orës 20:15, në aksin rrugor Delvinë-Sarandë, shtetasi K. N., 23 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Lancia”, me drejtuese shtetasen E. Dh.

Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën drejtuesja e automjetit “Lancia”, shtetasja E. Dh., 22 vjeçe, së bashku me pasagjeren shtetasen R. Dh., 20 vjeçe, ndërsa pasagjerja tjetër në këtë automjet, shtetasja A. Zh., 24 vjeçe, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.