Aksidenti tragjik në Greqi/ 3 shqiptarët që humbën jetën po ktheheshin nga dasma, fëmijët dhe nipërit ishin në makinën tjetër

Pamjet nga autostrada Egnatia, në aksin Komotini–Xanthi, ku një kamion u përplas me 2 makina që qëndronin të ndaluara në një kolonë prej 600 metrash pranë pikës së pagesës Iasmos, janë tronditëse.

Përplasja ndodhi rreth orës 11:00 me orën lokjale. Aksidenti tragjik i mori jetën tre shqiptarëve dhe u plagosën rëndë dy të tjerë.  Në dy automjete po udhëtonin të afërm të cilët kishin qenë në Evros për të marrë pjesë në një dasmë.

Si pasojë e goditjes së fortë makina ku udhëtonin 4 shqiptarë, shpërtheu në flakë.  Viktor Bushi, 59 vjeç banues në Athinë i cili ishte shoferi i mjetit dhe Klarenc Kacaj, 61 vjeçe e Marianka  Bushi Aliraj 57 vjeç të cilit ishin pasagjerë u karbonizuan nga flakët.  

Sipas burimeve policore, shqiptarët jetonin në Greqi me leje qëndrimi dhe banonin në Athinë. Vetëm Mardalena Kaçaj 49 vjeçe, edhe kjo pasagjere në makinë në sedilen pas drejtuesit të automjetit u arrit të nxirrej nga makina dhe aktualisht po trajtohet në spitalin e Komotinit.

Me shume: VIDEO-PAMJET/ Pamjet, çfarë mbeti pas aksidentit me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi

Në automjetin e parë ndodheshin të afërmit e tyre: shoferi 36-vjeçar, një pasagjer 28-vjeçar dhe dy djem të vegjël, 4 dhe 5 vjeç, banues në Athinë, që janë fëmijët e viktimave dhe nipat e tyre, shkruajnë mediat greke/ Sipas ERT, të afërmit kishin udhëtuar në Evros për një dasmë dhe po ktheheshin kur ndodhi aksidenti i rëndë.

Drejtuesi bullgar i kamionit raportohet se është plagosur rëndë. Po sipas ERT, ai iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Edhe pasagjeri i kamionit është i shtruar në spital, por pa rrezik për jetën.

Flakët që dogjën makinat dogjën dhe një sipërfaqe të gjerë toke pranë autostradës, shkruan media greke.

Viktimat janë identifikuar si:
Viktor Bushi, 59 vjeç banues ne Metamorfosi, Athinë, shoferi
Klarenc Kacaj, 61 vjeç banues Dhrapecona, Athinë, pasagjere
Marianka  Bushi Aliraj 57 vjeç, pasagjere
 E plagosur në spital ndodhet Mardalena Kaçaj 49 vjeçe, pasagjere

VIDEO-PAMJET/ Pamjet, çfarë mbeti pas aksidentit me 3 shqiptarë të vdekur në Greqi