SYRI TV/ Drejtësia e Ramës liron kryebashkiakun e Tropojës, GJKKO zbut masën edhe për zëvendësin e tij
Gjykata e Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka liruar nga masa ‘arrest në shtëpi’ kryetarin e Bashkise Tropojë, Rexhë Byberin si dhe nën kryetarin Abedin Kërrnaja, të cilët po hetohen për shpërdorim detyre dhe prerje e pa ligjshme e pyjeve.
Ndaj Byberit dhe Kërrnajës togat e zeza vendosen masën e detyrim paraqitje 1 herë ne muaj. Sipas avokateve ndaj kryetarit dhe nen kryetarit kishte mbaruar afati 6 mujor i masës së sigurisë, duke marrë si referencë vendimin e Gjykatës Kushtetuese ndaj Mimoza Margjekës.
Një seancë më parë, gjykata i la detyra prokurorit të pyesë ekspertët, të cilët kanë përcaktuar dëmin e shkaktuar nga hapja e një rruge me Bashkinë Tropojë.
Sipas prokurorisë, rezulton se drejtuesi i Bashkisë gjatë procesit për hapjen e rrugëve me një gjatësi 3.2 km, e cila në pjesën dërrmuese kalon nëpër rrugën këmbësore ekzistuese, duhej të aplikonte në sistemin elektronik e-leje pranë Bashkisë Tropojë, si institucioni vendor që ka tagrin të shqyrtojë dhe miratojë lejen e ndërtimit të infrastrukturës, pasi të ketë verifikuar plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm tekniko-ligjor nga aplikuesi siç parashikohet legjislacioni për këto lloj punimesh”.
Prokuroria thotë së “Bashkia Tropojë duhej të bashkëvepronte me institucionet e tjera kompetente për ndërtimin e rrugës si: Agjencia Kombëtare e Mjedisit për hartimin e Raportit të Vlerësimit për ndikimin në mjedis, si edhe me Ministrinë e linjës, për impaktin e ndërtimit të rrugës së re dhe pasojat e këtyre punimeve të ndërtimit”. Rexhë Byberi dhe Abedin Kërrnaja të cilët janë të dy në arrest shtëpie akuzohen për shpërdorim të detyrës dhe prerja e paligjshme e pyjeve.
Kujtojmë se hetimet ndaj kryebashkiakut të Tropojës, Rexhë Byberi nisën pas denocnimit të emisionin Piranjat, në Syri Tv, i cili favorizoi ndërtimin e rrugës në pyll, duke i shkaktuar dëm të parikuperueshëm zonës.
Lexo edhe: Denoncimi i SYRI-t/ Si përfundoi në arrest kryebashkiaku i Tropojës, Rexh Byberi