Skandal/ Ilir Proda shpërblen bandititin e tij, Ulian Shpataraku, me postin e drejtorit të Policisë Korçë

Gjatë farsës elektorale Syri paralajmëroi batërdinë që banda e Policisë së Shtetit me në krye Ilir Prodën po gatuanin në qarkun e Elbasanit, më konkretisht në Peqin. Ku Proda kishte ndërsyer ish-efektivin Ulian Shpataraku, mikun e tij të ngushtë për të bërë presion dhe shantazh duke kërkuar vota për Sara Milen, kandidaten e PS, e cila është denoncuar se u mbështetet nga i grupi kriminal i Suel Çelës.

LEXO EDHE KËTË: Banditi i Ilir Prodës, Ulian Shpataraku, presion dhe shantazh në Peqin për Sara Milen

Kujtojmë se Ilir Proda, në vendimin e tij të parë si Drejtor i Policisë së Shtetit, katapultoi Shpatarakun si Drejtor i komanduar në krye të Qarkut Elbasan.

Ky vendim i Prodës vinte edhe pasi Shpataraku më herët kishte qenë i pezulluar nga detyra me vendim të AMP.

Ulian Shpataraku, me detyrë shef seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, është pezulluar nga detyra nga drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë.

AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarkut.

Pezullimi i Shpatarakut u bë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Ulian Shpataraku u pezullua nga detyra pasi shpërdori detyrën, pas shoqërimit në komisariat të Endri Filjas, e me pas lënies të lirë të tij, pavarësisht se ishte i shpallur në kërkim nga policia. 

Së fundi, Ilir Proda ka nisur të shpërblejë banditët e tij dhe jo të reformojë Policinë e Shtetit. Me urdhër të Prodës, Shpataraku është emëruar drejtor i policisë në Korçë.

Ky fakt tregon se Policia e Shtetit po blindohet me oficerë të lidhur me krimin e organizuar.

Emërimi drejtor i një personazhi të shkarkuar dhe me dosje të hapur penale për favorizim të trafikantëve të drogës e tregon qartë këtë.

Në 13 shkurt 2025, Proda e tërhoqi Shpatarakun në Drejtorinë e Përgjithshme, duke e emëruar si kryespecialist për çështjet e antidrogës në kabinetin e tij.

Dha pasi realizuan me sukses masakrën elektorale të 11-Majit, kupola drejtuese e policisë së Shtetit e lidhur me krimin e organizuar dhe narkotrafikun filloi të marrë shpërblimet. Më 12 korrik 2025 Ilir Proda e emëroi mikun e tij në postin e Drejtorit të Policisë së Qarkut Korçë, një pozicion i lartë ku kërkohen standarde të larta sigurie dhe integriteti, ndërkohë që Shpataraku është subjekt aktiv i një çështjeje penale për shpërdorim detyre dhe lirim të një trafikanti droge.

Me emërimin e Shpatarakut Drejtor në Qarkun e Korçës, qark i cili përmban brenda tij dy doga a të rëndësishme, rruga për krimimin e organizuar dhe narkotrafikun bëhet tashmë autostradë.