Banditi i Ilir Prodës, Ulian Shpataraku, presion dhe shantazh në Peqin për Sara Milen
Një tjetër denoncim i rëndë ka ardhur në redaksinë e SYRI-t në lidhje me përdorimin e Policisë së Shtetit në zgjedhjet e 11 majit, në mbështetje të kandidatëve të Partisë Socialiste.
Ish-efektivi Ulian Shpataraku, miku i ngushtë Drejtorit të Policisë së Shtetit, Ilir Prodës është duke bërë presion dhe shantazh në Peqin, duke kërkuar vota për Sara Milen, kandidaten e PS në Qarkun Elbasan, e cila është denoncuar se po mbështetet nga i grupi kriminal i Suel Çelës.
Kujtojmë se Ilir Proda, në vendimin e tij të parë si Drejtor i Policisë së Shtetit, ka katapultuar Ulian Shpatarakun si i Drejtor i komanduar në krye të Qarkut Elbasan.
Ky vendim i Prodës vinte edhe pasi Shpataraku më herë ka qenë i pezulluar nga detyra me vendim të AMP.
Ulian Shpataraku, me detyrë shef seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në Elbasan, është pezulluar nga detyra nga drejtoria Rajonale e AMP-së Elbasan-Korçë.
AMP Elbasan-Korçë ekzekutoi vendimin penal të Gjykatës së Lartë, e cila rrëzoi vendimin e Gjykatës së Apelit Durrës dhe la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për pezullimin nga detyra të Ulian Shpatarkut.
Pezullimi i 38-vjeçarit, punonjës policie, është bërë në kuadër të një procedimi penal të vitit 2022, ndjekur nga AMP Elbasan nën drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit. Ulian Shpataraku u pezullua nga detyra pasi shpërdori detyrën, pas shoqërimit në komisariat të Endri Filjas, e me pas lënies të lirë të tij, pavarësisht se ishte i shpallur në kërkim nga policia.