E ‘urdhëroi’ Taulant Balla të vjedhë të dhënat e TIMS/ SPAK: Procedim penal për Muçën

Vjedhja e të dhënave të sistemit TIMS është një nga skandalet më të mëdha që ka përfshirë rilindjen e mbushur tashme me skandale të njëpasnjëshme.

U akuzua ish ministri i Brendshëm Taulant Balla i cili siç duket kishte shkuar në atë post vetëm për të kryer këtë vjedhje dhe për të zhdukur gjurmët e lëvizjeve të tij dhe shefit të tij apo zyrtarëve të rilindjes me bandat dhe kriminelët në hyrje - daljet në kufi.

Ndërkohë që është mësuar se SPAK ka nisur një procedim penal në lidhje me këtë skandal të madh për të cilin ne vitin 2024 u arrestua Ervin Muça, drejtori i IT në Policinë e Shtetit, i cili akuzohet se ka vjedhur dhe ka shitur sistemin TIMS.

LEXO EDHE: Si e kanë përdorur Rama dhe Balla shtetin në funksion të bandave kriminale, dhe krimin në funksion të rilindjes

Ervin Muça ishte një nga të emëruarit e parë të Taulant Ballës kur ky i fundit mori detyrën e ministrit të Brendshëm.

Dhe opozita në atë kohë lëshoi akuza të ashpra ndaj Mnistrit Balla si iniciatori i një veprimi të tillë.

Në një përgjigje që SPAK i ka kthyer denoncuesit F.D. i cili me 9 prill 2025 ka bërë një denoncim për ndërhyrjen në sistemin TIMS, ngjarje kjo e ndodhur në data 2-3 gusht 2023,  thuhet se “Prokuroria e posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në bazë të materialit kallëzues të depozituar nga F.D. ka regjistruar procedim penal”.

“Ky procedim penal është në fazën e hetimeve paraprake”, thuhet në përgjigjen e SPAK.

Vlen të theksohet se në kohë pati një reagim shumë të ashpër edhe nga Ambasada amerikane në lidhje me sistemin TIMS, i cili ishte një investim total i SHBA për të ndihmuar Policinë e Shtetit në ndjekjen dhe kapjen e personave në kërkim dhe atyre të inkriminuar.

SHBA reagoi edhe zyrtarisht ndaj vjedhjes së sistemit TIMS, duke e cilësuar si një shkelje të rëndë sigurie jo vetëm për Shqipërinë, por edhe për aleatët.