Krimi zgjedhor/ Denoncimi tek Syri Tv: Ja personat me bagde falso në Vorë e Marikaj
Opozita ka denoncuar sot bandën e Xhabaftëve të cilët mbështesin kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali po bëjnë presion qytetarëve pranë qendrave të votimit.
Pranë Syri Tv kanë mbërritur denoncimet se në Vorë me bagde falso janë Besnik Dunga me djalin e tij dhe një person tjetër me emrin Astrit.
Paraditen e sotme u shënua një incident mes Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Flamur Noka, dhe një shtetasi të identifikuar si shoferi i Bert Xhabaftit, Xhon Asllanaj, i cili mbante një badge të falsifikuar me emrin Arlind Popa.
Gazetari i Syri TV, Andi Llabuti, ka zhvilluar një intervistë me një nga komisionerët në këtë qendër i cili sqaroi se personi në fjalë nuk është anëtar i tyre dhe se fotoja e badge që ai mbante i është dërguar nga një anëtar i një subjekti politik.
Për Syri Tv denoncuesi tha se në cdo qendër ka pasur persona me bagde falso. Të tillë janë identifikuar edhe në Marikaj, konkretisht Andi dhe Gersi Subashi.