FOTO/ Drejtori i spitalit ku vdiq vajza adoleshente: Anestezisti nuk tentoi vetëvrasjen, ja e vërteta

Blerta Pepa, 16-vjeçe, humbi jetën pas mesnatës së të hënës në sallën e operacionit të një spitali privat në Tiranë.

Nga hetimet e para, rezulton se shkak i ngjarjes është bërë sasia e tepërt e narkozës që i është dhëne vajzës nga anestezisti i cili asistoi në operacionin.

Pas kësaj ngjarjeje të rëndë, mjeku anestezist T.Zh., 53 vjeç, ka tentuar të kryejë vetëvrasje, duke injektuar në trup preparat lëndë anestezie, ka njoftuar policia. Ai ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, duke u mbajtur nën kujdesin e mjekëve.

Anestezisti Tefik Zhurda

Por, familjarët e mjekut anestezist, por dhe drejtori i spitalit, ku ndodhet i shtruar, të kontaktuar nga "Ora News" e kanë hedhur poshtë këtë verion.

Ata kanë deklaruar se 53-vjeçari ka pësuar infarkt nga tronditja. 

/Syri.net/