Gjokutaj: Procesi anti-Berisha nuk do të realizohet, ‘zyra e projektim-zbatimit’ do të falimentojë
Juristi Genc Gjokutaj, njëkohësisht edhe avokati i kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha shkruan se, procenti anti-Berisha rezulton i projektuar në ccdo fazë, por që do të dështojë.
Sipas Gjokutajt, ‘zyra e projektim-zbatimit’ të këtij procesi politik të montuar, pritet të falimentojë.
‘Dhe absurdi nuk ka të sosur! Tashme tej çdo dyshimi procesi anti-Berisha rezulton i projektuar në çdo fazë, por që nuk do të realizohet pasi ‘Zyra e projektim -zbatimit’ pritet të falimentojë!’, shkruan Genc Gjokutaj në Facebook.
Avokati Genc Gjokuataj ka zbuluar ditën e djeshme se gjyqtarja Irena Gjoka ishte shkarkuar në vitin 1996 nga Sali Berisha, që në atë kohë, si president ishte edhe kryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.